Edhe pse Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u miratua në prill, gjashtë muaj më vonë ai ende nuk ka hyrë në funksion.Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar se zhvillimet politike dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë ndikuar në vonesat e procesit.
Vitia ka bërë të ditur se puna për Sistemin Informativ Shëndetësor dhe sigurimet po vazhdon, ndërsa zbatimi pritet të bëhet gradualisht, me synimin që ato të funksionalizohen deri në fund të mandatit.











