Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për Luan Haradinajn: fjalët e shpirtit dhe të zemrës

05/05/2025 - 08:57
në Pa kategori
A A
Për Luan Haradinajn: fjalët e shpirtit dhe të zemrës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Azem Syla (ish komandant i Përgjithshëm i UÇK-së)

– Një figurë luani që dua të kujtoi sot është Luan Haradinaj; – Zjarr i lëshonin sytë, megjithëse dukej shumë i qetë. Ai shkonte në detyrë sikur po shkonte të kryente një punë të zakonshme;
– Luani kur ra për të kaluar në piedestalin kombëtar ishte vetëm 23 vjeçar, por ishte rritur aq shumë, sa të ishte njëri ndër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njeriu është edhe me fat edhe kalon nëpër shumë disfata në jetë. Unë kam pasur shumë fat që jam njohur, kam vepruar e kam luftuar me shumë djem e burra, nëpër rrugën e luftës për çlirimin e atdheut, por jam edhe zemërthyer sepse nëpër ato rrugë të zjarrta shumë shokë më kanë mbetur në themelet e luftës duke u bërë pishtarë të përjetshëm të ndriçimit të atdheut nëpër kohë.
Një figurë luani që dua të kujtoi sot është Luan Haradinaj. Ai që ishte dhe dukej i ri, por që ishte me një fuqi që impononte nderim dhe pasqyronte qëndrueshmëri dhe pathyeshmëri në çdo veprim e në çdo aksion që ndërmerrte.
Luanin e kam njohur në ato kohë kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës po hidhte themelet e saj në gjithë hapësirat e Kosovës dhe po merrte formë e po krijonte portretin e saj duke përcaktuar përgjegjësitë për çlirimin e vendit. Ai banonte në një lagje të Tiranës. Informacionin e parë për Luanin ma pati dhënë Halim Krasniqi. Në atë banesën ku banonte edhe familja e shtëpisë e njihte me emrin ”Studenti”. Kushdo që pyeste, e këdo që të pyesje thoshin: a po, ai studenti.
Megjithëse edhe pa e takuar unë kam pasur njohje edhe më herët për Luanin nëpërmjet Nait Hasanit, i cili e portretizonte si një nga figurat më të spikatura të atij organizimi luftarak që po realizohej në Kosovë prej vitit 1994 e në vijim, për të realizuar masivizimin e Ushtrisë Çlirimtare dhe për ndërmarrjen e hapit për çlirimin e vendit.
Edhe në këtë kohë kur jemi takuar, Luani, pavarësisht se ishte me qëndrim në Tiranë ai bënte jetë gjysmë ilegale. Sillej me kujdes dhe nuk dukej të qëndronte në mjedise të zhurmshme.
Kujtoi se më herët Luani i kishte pasur lidhjet e veprimtarisë me Xhavit Halitin. Ndërsa diku në vitet 1995 – 1996 Xhaviti më takoi me Luanin dhe më tha që të vijojmë të punojmë e veprojmë bashkë.

E prej këtej mund të them se lidhja jonë u forcua edhe më shumë, kur bashkë me ne po vepronte edhe Sokol Poga.
Me Sokol Pogën u njohëm po në atë kohë në veri të Shqipërisë në Krumë, përkatësisht në shtëpinë bazë të UÇK-së te Alush Dragusha. Një bazë që Luani me Sokolin e kishin krijuar me kohë dhe që do të shërbente me devotshmëri gjatë gjithë luftës, duke na hapur rrugën që në shërbim të Luftës Çlirimtare të Kosovës të vihej gjithë fshati Vlahën e më gjerë.
Në veri unë e Sokol Poga kuptoheshim plotësisht me Luanin, i cili ishte vërtetë shumë luftarak, me vizion dhe me dëshirë të zjarrtë për luftë. Ai ishte një luftëtarë me autoritet. Të gjithë ata burra që vepronin me të e nderonin dhe ia zbatonin me shpejtësi e saktësi detyrat që vinte. Por ai ishte vetë luftëtarë që i kryente detyrat e tij pa u lëkundur dhe pa u menduar dy herë.

Kujtoi se më dukej që këtej nga veriu njerëzit janë kuriozë. Ata shpesh pyesnin: ky djalë i ri kush është e çka bën. Ndoshta edhe më dukej mua, sepse në atë kohë ne vepronim në fshehtësi të plotë. Por di se kur na pyesnin gjithnjë u thoshim: është student në Tiranë dhe shkon kur ka nevojë te shtëpia e vet (apo te prindërit) dhe kthehet në shkollë në studime të fakultetit të kulturës fizike, në universitetin e Tiranës. Dhe ai vërtetë që ishte student në atë fakultet, pavarësisht se prioritet kishte veprimtarinë luftarake në kuadër të UÇK-së.
Luani ishte i qartë për punën që bënte për ditë e për natë me përkushtim atdhetari. Ai ishte i bindur se shqiptarët do ta mbështesnin Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ishte i bindur se zjarri i luftës do ta përfshinte Kosovën dhe do të arrihej çlirimi. Jam bindur plotësisht se Luani pavarësisht moshës së re, kishte një pjekuri burri, por kishte edhe një fuqi imponuese ushtaraku dhe pavarësisht se nuk kishte studiuar në shkolla ushtarake, shihej në çdo fjalë e veprim se ishte i lindur për të qenë luftëtarë e komandant luftëtarësh.
Me Luanin kemi ecur shumë në atë kohë. Për të nuk kishte detyrë të pa realizueshme. Ai ishte shumë pozitiv. Asnjëherë nuk i shihte punët me shqetësim. Për të sido që të zhvilloheshin situatat, kishte zgjidhje për të dalë atë ku duhej e për të bërë atë që duhej në atë çast.

Çdo gjë që duhej për përgatitjen logjistike, për aksione kundër forcave policore e ushtarake e të shërbimit sekret (UDB-es) dhe të atyre që ndihmonin regjimin serb të Milosheviçit, për Luanin ishin detyra dhe punë që duheshin kryer dhe do të kryheshin në kohën e duhur dhe pa asnjë mungesë pavarësisht vështirësive të asaj kohe që ishin shumë të mëdha. Nuk besoj se kishte vështirësi sado të dukej, që të mund ta ndalte Luanin për të kryer detyrat që kishte marrë mbi vete. Ai ishte shumë i saktë në veprimet e tij, shumë dinamik dhe i pa lodhur.

JU REKOMANDOJMË

Mehmetaj publikon dokumentin: Jack Smith iu tha ambasadorëve se krerët e UÇK-së do të dënohen me burg të përjetshëm
Lajme

Mehmetaj publikon dokumentin: Jack Smith iu tha ambasadorëve se krerët e UÇK-së do të dënohen me burg të përjetshëm

06/08/2025 - 16:13
Avokati Ferizi: Radomir Laban është gjyqtari më i mirë i Kushtetueses
Pa kategori

Avokati Ferizi: Radomir Laban është gjyqtari më i mirë i Kushtetueses

05/08/2025 - 21:59
Urat mbi Ibër, Prattipati-Kurtit: Administrata Trump ishte e qartë, përparësi i jepet sigurisë dhe stabilitetit
Kryesore

Urat mbi Ibër, Prattipati-Kurtit: Administrata Trump ishte e qartë, përparësi i jepet sigurisë dhe stabilitetit

05/08/2025 - 12:48
‘‘Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje’’, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit: Nuk supozohet që ka pas problem
Lajme

‘‘Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje’’, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit: Nuk supozohet që ka pas problem

05/08/2025 - 12:24
Arian Tahiri takon banorët e Rashanit: Rrugët do të asfaltohen, uji i pijshëm do të zgjidhet
Kryesore

Arian Tahiri takon banorët e Rashanit: Rrugët do të asfaltohen, uji i pijshëm do të zgjidhet

03/08/2025 - 23:17
Lirimi i pesë policëve nga paraburgimi, reagon avokati i familjes Zejnullahu
Lajme

Lirimi i pesë policëve nga paraburgimi, reagon avokati i familjes Zejnullahu

31/07/2025 - 18:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Gjykata Kushtetuese shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë