Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U filmua duke gjuajtur me armë në aheng, 30 vjeçari paraqitet vetë në Polici

15/05/2026 - 08:54
në Pa kategori
A A
U filmua duke gjuajtur me armë në aheng, 30 vjeçari paraqitet vetë në Polici
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një video e siguruar nga Policia ka çuar në identifikimin dhe ndalimin e një personi në Prizren, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Endrit Blerim Shishkon (31-vjeçar).

Sipas informatave, rasti kishte ndodhur më 14 maj 2026 rreth orës 00:30 në fshatin Reçan të Prizrenit.

Sinjali mëson se Policia kishte pranuar një video-incizim ku shiheshin disa persona në një aheng, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se shtinte me armë.

Pas analizimit të pamjeve, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin, të cilit më pas i ishte dërguar ftesë për paraqitje në stacion policor.

Burimet bëjnë të ditur se ai është paraqitur vetë në Stacionin Policor në Prizren rreth orës 23:30 të së njëjtës ditë, duke dorëzuar: një armë me gaz, dhe një karikator, me të cilat, sipas deklarimit të tij, kishte shtënë gjatë ahengut.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Me aktvendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Thaçi nga Haga: Jam plotësisht i pafajshëm, pa rezistencë nuk do të kishte Kosovë

Thaçi nga Haga: Jam plotësisht i pafajshëm, pa rezistencë nuk do të kishte Kosovë
15/05/2026 - 09:19

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është plotësisht i pafajshëm dhe ka kërkuar që verdikti përfundimtar në procesin ndaj tij të bazohet në parimet kushtetuese dhe...

Më shumëDetails

Kujtim Gashi tërhiqet nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Kujtim Gashi tërhiqet nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit
10/05/2026 - 18:35

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Të rrezikuar nga mos-kalimi i pragut, Daut Haradinaj në stil të Albin Kurtit, bën thirrje regjistrim mërgatës për të votuar

Të rrezikuar nga mos-kalimi i pragut, Daut Haradinaj në stil të Albin Kurtit, bën thirrje regjistrim mërgatës për të votuar
09/05/2026 - 13:37

Përmes një video-mesazhi drejtuar bashkatdhetarëve në mërgatë, Daut Haradinaj ka ftuar qytetarët që jetojnë jashtë vendit të bëhen pjesë aktive e procesit zgjedhor në Kosovë, duke shfrytëzuar të...

Më shumëDetails

Mustafa tregon pse Vjosa Osmani do të garojë me LDK-në

Osmani: Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës
08/05/2026 - 11:53

Lidhja Demokratike e Kosovës po e sheh afrimin politik me ish presidenten Vjosa Osmani si pjesë të një projekti më të gjerë për ribashkimin e së djathtës në...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu në paraqitje nga Presidenca, mungon flamuri dardan

Albulena Haxhiu në paraqitje nga Presidenca, mungon flamuri dardan
06/05/2026 - 11:28

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, u është drejtuar sot mërgatës përmes një video nga Presidenca, duke i ftuar që të regjistrohen për zgjedhjet e 7 qershorit....

Më shumëDetails

Ndalet operimi i njësisë A4, KEK: Kapacitetet e munguara të energjisë po sigurohen nga Shqipëria

Ndalet operimi i njësisë A4, KEK: Kapacitetet e munguara të energjisë po sigurohen nga Shqipëria
06/05/2026 - 10:26

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 e Termocentralit Kosova A është ndalur në mënyrë të kontrolluar nga operimi, si pasojë e rrjedhjeve të ujit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    Kanosi brenda gjykatës prokurorin Muharrem Prekazi, ndalohet për 48 orë Avdullah Gërbeshi

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • U tha se ishte prezent në sulmin ndaj Hysni Mehanit, reagon Arjeta Fejza

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Prej 1500 eurove tash paguj 8000”, përgjigja e Pandurit e lë pa koment Kojufcën kur e kritikoi për shpenzimet e rrymës

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është 25 vjeçari i njohur me nofkën ‘Plaku’, që u plagos sonte në Prishtinë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Incidenti në Skënderaj, raportohet se të arrestuarit janë zëdhënësi i Komunës se Skenderajt dhe shoferi i Nënkryetarit Nura

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë