Policia e Kosovës ka liruar para pak minutash zëdhënësin e komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku, dhe Bekim Nurën, shofer i nënkryetari Fadil Nura.
Kështu merr vesh Gazeta Online Veriu.info nga burimet e saj.
Lushtaku dhe Nura u arrestuan mbrëmë si të dyshuar për përfshirjen e mundshme në sulmin ndaj Hysni Mehanit, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj./Veriu.info/











