Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AUV me VENDIM i pezulloi lejen e importit “Melii Farm” Sh.P.K., u zbulua se nuk i raportoi 2965 kafshë të futura në Kosovë (Dokument)

07/05/2025 - 18:35
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Foto: Mensur Bunjaku dhe Bekim Hoxha

Foto: Mensur Bunjaku dhe Bekim Hoxha

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

 

Veriu.info muajin e kaluar ka publikuar ekskluzivisht listën e kompanive të cilave AUV ua kishte hequr licencat e importit të kafshëve të gjalla. Më 18 parill ministri i Bujqësisë në detyrë, Faton Peci kishte njoftuar për heqjen e këtyre licencave për 28 kompani që merren me importin e kafshëve, duke thënë se me dekada janë improtuar në Kosovë kafshë me dokumenta të falsifikuara, që sipas tij, paraqesin rrezik për sigurinë ushqimore deri te evazioni fiskal që i është shkaktuar shtetit në vlera qindra milionëshe. 

Mirëpo, njoftimi i ministrit Peci që u krenua me AUV-in, që ka marrë vendime me të cilat është stopuar importimi i kafshëve me dokumente të faksifikuara me dekada që ka shkaktuar qindra miliona euro dëme shtetit, duke se ka pas vlerë vetëm për pak ditë. Kjo ngase Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë shfuqizimin e shumicës vendimeve për pezullim të lejeve të importit, me arsyetimin se po iu jep shans të dytë këtyre operatorëve ekonomik.

Përmes kërkesës për Qasje në Dokumente Publike, Veriu.info ka siguruar vendimet e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për pezullimin e lejeve të importit për secilin operatorë ekonomik, ankesat e operëtorëve ekonomik, raportet e shqyrtimit të ankesave dhe deklaratat nën betim të këtyre importuesve të kafshëve të gjalla, të cilat do t’i publikoj në një seri shkrimesh. Por në dokumentet që AUV i ka dorëzuar portalit Veriu.info mungojnë disa vendime dhe procesverbalet e komisionit të ankesave dhe jemi në pritje të tyre.

Nga analizimi i këtyre dokumenteve, shihet se më datë 14 prill 2025, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha, ka nxjerrë vendim për pezullim në ‘Regjistrim të Importit të Kafshëve të Gjalla” për kompaninë “Melii Farm” Sh.P.K. me person përgjegjës Mensur Bunjaku.

Në pikën dy të vendimit thuhet se pezullohet nga sistemi elektronik “FCMS dhe TRACES” për këtë kompani me adresë në fshatin Sallabaj të Podujevës.

Në arsyetim të vendimit thuhet se sipas raportit të lëshuar nga Udhëheqësit e Sektorit të Inspektoratit Veterinar të datës 4 prill, kompania “Melii Farm” Sh.P.K. gjatë periudhës Tetor 2024 deri mars 2025 kishte importuar 79 dërgesa me kafshë të gjalla për therje me një total prej 3119 krerësh gjedhe, të cilat duheshin therur brenda afatit prej 72 orëve në thertore të licencuar.

Por AUV ka gjetur se “Melii Farm” Sh.P.K. ka raportuar vetëm 154 gjedhe të therura, ndërsa 2965 prej tyre nuk i  ka raportuar në sistem. Pra, AUV-it i janë dashur 10 ditë prej hartimit të raportit, që ta nxjerrë vendimin për pezullim.

AUV nuk ka dërguar tjetër dokumentacion për këtë kompani, por që burime të Veriu.info nga kjo agjenci bëjnë të ditur se ankesa e “Melii Farm” Sh.P.K është akoma në shqyrtim.

Pas pyetjeve të dërguara nga Veriu.info për listën e importuesve të kafshëve që u është pezulluar licenca, AUV me 25 prill ishte përgjigjur duke dërguar një listë prej 28 kompanive, por që aty nuk figuronte kompania “Melii Farm” Sh.P.K., duke e mbajtur kështu të fshehur emrin e saj. (Lista KËTU)

Mirëpo, Veriu.info kishte vazhduar hulumtimin, duke kërkuar qasje në dokumente publike të secilit vendim për pezullim të lejes së importit të kafshëve të gjalla dhe me këtë rast AUV ka dërguar edhe vendimin për pezullimin e lejes së importit për “Melii Farm” Sh.P.K. me pronar Mensur Bunjaku, i cili është bashkëpronar edhe në kompaninë tjetër që i është pezulluar licenca, “Meli” Sh.P.K..

Mos raportimi i therjes së kafshëve në thertore në sistemin elektronik të AUV, operatorëve ekonomik iu jep mundësi që këto kafshë të mund t’i nxjerrin në treg për shitje pa i therur ose t’i therin jashtë afateve, duke shmangur kështu mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV në lidhje me shëndetin e kafshëve, gjë të cilën e kanë obligim ligjor.

Në lidhje me pezullimin e licencës për këto kompani, ministri Peci kishte thënë se dëmi financiar i shkaktuar nga këta operatorë ekonomik është në vlerë qindra milionë euro, duke shtruar se, sipas tij, është goditur hallka më të fortë të zinxhirit të importuesve të kafshëve të gjalla në Kosovë, duke i mbajtur përgjegjës për tentimin e keqpërdorimit dhe mashtrimit në proces të importit.

 

Ndryshe, pas publikimit të listës së kompanive që AUV u kishte pezulluar lejet e importit të kafshëve të gjalla, në redaksinë e Veriu.info kishin ardhur reagime të ashpra nga bashkëpronari e përfaqësuesi i autorizuar i “Meli” Sh.P.K., Mensur Bunjaku dhe drejtori menaxhues i kompanisë “Melii Farm” Sh.P.K., Muhamet Vllahiu, kompani edhe kjo në pronësi të Mensur Bunjaku.

Përmes një shkrese absurde, “Meli” Sh.P.K. me pronar Mensur Bunjaku, përmes Muhamet Vllahiu, drejtor menaxhues i firmës tjetër të Mensur Bunjakut, “Melii Farm” Sh.P.K., kërkonte largimin e emrit të kësaj kompanie nga shkrimi i Veriu.info, duke na kërcënuar me padi, presion në të cilin redaksia nuk ka pranuar të bie.

Madje, përmes e-mailit të “Melii Farm” Sh.P.K. në mënyrë kategorike mohohej fakti se kësaj kompanie i është pezulluar licenca për import të kafshëve në Kosovë, por që Veriu.info me dokumente zyrtare e ka dëshmuar vazhdimisht të kundërtën.

Përkundër komunikimit zyrtar me e-mail, pronari i “Melii Farm” Sh.P.K. dhe bashkëpronari i “Meli” Sh.P.K., Mensur Bunjaku, kishte përdorur gjuhë kanosëse ndaj redaksisë përmes mezsazheve në inbox-in e faqes së Veriu.info në Facebook.

(Në ditët vijuese mund të lexoni artikujt për secilën prej kompanive që u ishte pezulluar leja e importit të kafshëve të gjalla nga vendet e Rajonit dhe BE)

Bunjaku i “Meli” Sh.P.K.: “Ose je shum trim ose je budall” – presion i rëndë ndaj Veriu.info nga pronarët e kompanive që iu pezullua licenca e importit të kafshëve

Peci u krenua për pezullimin e lejeve të importit të kafshëve për 28 kompani – AUV pa u bë një javë nisi shfuqizimet e vendimeve

JU REKOMANDOJMË

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!
07/09/2026 - 22:34

Nasim Haradinaj duke folur rreth vendimit të 16 shtatorit në Hagë duke ironizuar ka thënë: “Kush don le të gëzohet, kush don le të vajton….unë i pres këtu”.Ai...

Më shumëDetails

Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit

Bajrami e prerë: Asnjëherë s’do pranoja të bëhesha ministre e Kurtit
07/09/2026 - 22:19

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila është thirrur për të mërkurën, më 9 shtator. E...

Më shumëDetails

Aleanca s’merr pjesë në seancën konstituive

Aleanca s’merr pjesë në seancën konstituive
07/09/2026 - 22:01

Aleanca nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të 9 shtatorit, të thirrur nga kryesuesi Avni Dehari. Kështu bëjnë të ditur burimet e Klankosova.tv. Ky...

Më shumëDetails

“Për krejt këto, unë i kam rezervat e mia për të”: Hoti tregon pse nuk e mbështet Bekim Sejdiun për president

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti ka shkaktuar pasoja, Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme
07/09/2026 - 21:32

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka renditur një sërë arsyesh për rezervat që thotë se i ka ndaj Bekim Sjediut, emrit të dakorduar mes Albin Kurtit dhe Lumir...

Më shumëDetails

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
07/09/2026 - 21:18

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila është thirrur për të mërkurën, më 9 shtator. E...

Më shumëDetails

“Munguan tre deputetë, por nuk ka ndonjë konotacion të veçantë”, Anton Quni për mbledhjen e sotme

Quni flet për mundësinë e një konflikti të armatosur Kosovë – Serbi
07/09/2026 - 21:08

Sot është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku është diskutuar për seancën konstituive të 9 shtatorit. Express raportoi se Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    Rasti i kapitanit të NjSO-ve, mësohet identiteti i policit që u suspendua nga detyra

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Dogana e drejtuar nga Agron Llugaliu denoncohet për një sërë aferash korruptive – ZKA konfirmon pranimin e sinjalizimit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • “Jemi të shokuar dhe pa…” – flet për herë të parë babai i Edi pas rastit me Jozin

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Zgjerohet rasti i sulmit ndaj kapitenit Besart Ahmeti – Ky është pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet për keqtrajtim të njërit prej të shoqëruarve

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Suspendohet pjesëtari i NJRSh-së që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj njërit prej të shoqëruarve në stacion policor që ishte përfshirë në konflikt fizik me kapintenin Ahmeti

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë