Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidenti i Këshillit Europian javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor, do të takohet edhe me presidenten Osmani 

10/05/2025 - 01:21
në Kryesore, Lajme
A A
Presidenti i Këshillit Europian javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor, do të takohet edhe me presidenten Osmani 
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, do të udhëtojë për në Ballkanin Perëndimor gjatë javës së ardhshme, nga 12 deri më 16.05.2025.

Kështu bëhet e ditur nga një komunikatë për media nga Këshillit Europian, të lëshuar të shtunën, më 09.05.2025.

Në njoftim thuhet se Costa gjatë këtij udhëtimi do të takohet me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të bashkorganizuar Samitin e VI të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, i cili do të mbahet më 16.05.2025.

“Përmirësimi i bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore politike për BE-në dhe për mua personalisht. Po vizitoj rajonin për të diskutuar me udhëheqësit sfidat e vazhdueshme dhe për të treguar se BE është e gatshme të ndihmojë. Ekziston një vrull i qartë zgjerimi; por vrulli kërkon angazhim dhe ndjekje”- citohet të ketë deklaruar Costa.

Tutje, njoftohet se ai do të vizitojë gjashtë vendet partnere të Ballkanit Perëndimor. Vizitën do ta fillojë së pari në Beograd, të martën më 13.05.2025, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministrin Gjuro Macut dhe deputetët e parlamentit serb.

Po atë ditë, ai do të shkojë në Sarajevë ku do t’u drejtohet trupave të EUFOR Althea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Të mërkurën, më 14.05.2025, bëhet e ditur se Costa do të mbërrijë në Podgoricë të Malit të Zi, e më pas ai do të vizitojë Prishtinën për të takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

”Në ora 16:45 Konferencë e përbashkët për shtyp me Presidentin Osmani (Prishtinë)”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Më 15.05.2025, ai do të udhëtojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin maqedonas Hristijan Mickoski dhe presidenten Siljanovska-Davkova.

Derisa, ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor, Këshilli Europian njofton se do të jetë në Tiranë, në të njëjtën ditë ku ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj si dhe do të marrë pjesë në një takim me studentët e Kolegjit të Europës.

Në fund, bëhet e ditur se të premten, më 16.05.2025, presidenti Costa do të bashkorganizojë Samitin e VI-të të Komunitetit Politik Europian (EPC) në Tiranë./Kallxo.com

JU REKOMANDOJMË

Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë

Detaje tragjike për vdekjen e 26 vjeçarës në Prizren/ U dërgua dy herë në emergjencë, dyshohej se kishte gëlltitur narkotikë
16/11/2026 - 12:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një grua e re ka humbur jetën pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë intervistimit nga hetuesit e njësisë...

Më shumëDetails

Ministrja Rizvanolli tregon arsyet e vendimit për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe

Hapen konkurse në gjashtë ndërmarrje publike, Rizvanolli: Aplikoni
16/11/2026 - 11:55

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërmasë...

Më shumëDetails

Osmani e ashpër për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Ky pushtet i largoi miqtë e Kosovës, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda!

Kurti s’e komenton deklaratën e djeshme të Osmanit për dinarin: Duhet të presim ta përfundojnë takimet në Bruksel
16/11/2026 - 11:32

Ish presidentja e Kosovës, tashmë deputete e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar pas interpretimit në Bruksel të një melodie nga një këngë nacionaliste serbe, në të cilën Kosova...

Më shumëDetails

Pas vendimit të Kurtit, reagon Janina Ymeri: More patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë nuk ka tregti me kompani serbe!

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
16/11/2026 - 10:59

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti paralajmëroi ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për bllokimin e...

Më shumëDetails

Fadil Fazliut niset për në Hagë: Pres dëshmimin e pafajësisë sime dhe të gjithë çlirimtarëve

Fadil Fazliut niset për në Hagë: Pres dëshmimin e pafajësisë sime dhe të gjithë çlirimtarëve
16/11/2026 - 10:43

Fadil Fazliu ka njoftuar se sot është nisur për në Hagë, pasi nesêr pritet të shpallet verdikti për rastin Thaçi 2, ku njëri ndër të akuzuarit është edhe...

Më shumëDetails

“Po përdoret si perde tymi për reduktimet që na presin”, Ramadani komenton vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbi

Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
16/11/2026 - 10:25

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e tregtimit të energjisë me kompanitë serbe. Për këtë vendim, Ramadani ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    Ky është i dyshuari si drejtues i grupit në operacionin “Heshtja”, ku u arrestua edhe Astrit Haraqija

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • NATO anulon samitin në Shqipëri, Rutte: Takimet do të mbahen vetëm kur …

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Dje ia uroi ditëlindjen Bashkim Osmanit të “Felix”-ave, sot Astrit Haraqija përfundoi në pranga për rastin e drogës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nga politika te prangat: Kush është Astrit Haraqija, ish-ministri i arrestuar në aksionin antidrogë?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Operacioni antidrogë “Heshtja”/ Këta janë pesë personat e arrestuar, në mesin e tyre edhe Astrit Haraqija

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë