Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka reaguar menjëherë pasi Qeveria Kurti paralajmëroi ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe, si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për bllokimin e linjave ndërkufitare të interkoneksionit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“More patriota more patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë jo s’është e vërtetë, nuk ka tregti me kompani serbe”, ka reaguar Ymeri.
Deputetja e LDK-së me ironi ka falenderuar kryeministrin Kurti për konfirmimin se ka pas tregti me kompani serbe, por që ka thënë se është shumë vonë ta nxjerrin Kosovën nga kjo “fajde”, e cila ka thënë se do të na dëmtoj deri në ditën kur Kurti nuk do të jetë më në “xhip”.













