Një kompani mitrovicase me të kaluar kontraverse ka nisur ndërtimin e një objekti banesor në lagjjen Ilirida.
Lexues të Veriu.info kanë dërguar foto, ku shihet se si “Afri Univerzal” ka hapur bodrumin e këtij objekti pa masa të nevojshme mbrojtëse.
“Nxënësit e shkollës ‘Avdullah Shabani’ po rrezikohen të bien në gropë, pasi që kompania nuk e ka rrethuar hapësirën. Qe foto ku shihet se nxënësit mund të përsojnë”, thuhet në mesazhin e dërguar në redaksinë e Veriu.info nga një prind mitrovicas të shoqëruar edhe me foto.
Në këtë foto shihet muri i dëmtuar i oborrit të shkollës pranë gropës së objektit, përderisa fëmijët qendrojnë afër saj.
Ndryshe, Veriu.info kishte raportuar se si nga pakujdesia e kompanisë “Afri Univerzal” gjatë punimeve në një objekt banesor, disa shtëpi afër ishin dëmtuar.
Po ashtu “Afri Univerzal” njihet edhe si kompani që i kishte vendosur dritaret në villën e Milan Radojiçit./Veriu.info