Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nga kujtimet e luftës – një vlerësim për Shqipërinë

22/05/2025 - 13:09
në Opinione
A A
Nga kujtimet e luftës – një vlerësim për Shqipërinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mirënjohje për Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët e trojeve etnike për kohën e Luftës Çlirimtare të Kosovës

Shkruan: Azem Syla, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Mirënjohje për Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët e trojeve etnike për kohën e Luftës Çlirimtare të Kosovës

Shqipëria në të gjitha kohërat e periudhat e ka kryer obligimin e saj ndaj Kosovës e shqiptarëve të trevave të pushtuara nga Serbia e Jugosllavia. Kjo ishte e kushtëzuar për faktin se jemi një komb, por edhe sepse nuk mund të bënim asnjë veprim kundër shtetit jugosllav e serb nëse nuk ishim të bindur se pas nesh vinte shteti shqiptar.

Edhe kur ishte në papajtueshmëri ndaj dy blloqeve, kur ishte e kërcënuar edhe nga lindja edhe nga perëndimi, asnjëherë sa e kanë lejuar ligjet e rregullat ndërkombëtare Shqipëria nuk ka qëndruar e heshtur. Përkundrazi, di se kur kanë ndodhur demonstratat e vitit 1968, 1981, 1988, 1989 kur me tanke i është hequr autonomia Kosovës, për mendimin tim, Shqipëria ka qenë përtej normave ndërkombëtare që ishin të lejuara. Dua të sqaroj se edhe në planin e brendshëm i ka kryer veprimet e pandërprera për shqiptarët në Kosovë e viset e tjera të pushtuara nga Serbia e Jugosllavia. Prej vitit 1970 e më pas deri në vitin 1981 edhe në fushën e arsimit ka bërë shumë. Ka bërë një vepër të madhe për t’i ndërgjegjësuar shqiptarët kombëtarisht; ka bërë që ne të kuptojmë se nuk do të kishte asnjë mundësi që Serbia dhe Jugosllavia neve do të na e dhuronin lirinë. Prandaj, dëshmoj se mesazhet e vazhdueshme që na kanë ardhur nga Shqipëria kanë qenë të tilla, se ne duhet të përgatitemi dhe të organizohemi e pajisemi për të bërë një luftë të armatosur të vështirë për të fituar lirinë.

Unë edhe si student i profesorëve të kimisë nga Tirana, që kanë bërë më shumë se shkencë, kam mirënjohje të pafundme për ta, të cilët u futën mes nesh në auditorët e Universitetit të Prishtinës duke na bërë më shumë edhe edukim kombëtar. Takimet e asaj periudhe kanë bërë ndriçim të mendjes së rinisë së Kosovës. Kjo nuk ishte e lehtë, sepse ata ishin në vazhdimësi nën përcjellje të UDB-së, por ishin të patrembur për të bërë më të mirën për ne. E ky ishte vetëm një nga aspektet e veprimtarisë së shtetit shqiptar për të na ndihmuar të dalim nga pushtimi e të bëhemi qytetarë të lirë.

Në fushën e parapërgatitjes për veprim tjetër kundër Serbisë ka pasur një angazhim të pandërprerë nga Shqipëria në vazhdimësi me të gjitha kapacitetet e mundshme të kohës.

Mbështetja dhe ndihma shtetërore e Shqipërisë për Luftën e Armatosur në Kosovë nuk ka vepruar në vitet 1992 deri 1997, sepse në këtë periudhë lindi ideja politike në Kosovë se çlirimin mund ta fitojmë duke u bërë të durueshëm ndaj serbëve. Dhe shteti shqiptar u bë palë me këtë lloj politike paqësore. Kjo qasje, neve, – pjesës që ishim të përcaktuar seriozisht për çlirim, ndikoi që të na mbylleshin dyert e shtetit për ndihmë ose edhe thjesht për këshillë. Nuk duhet mohuar se në këtë periudhë kemi pasur ndihmën e ekspertëve të politikës, të ushtrisë, të organizimit e të këshillimit, por këto kanë qenë ndihma individuale (jo ndihmë e shtetit), gjithnjë në dijeni të Fatos Nanos, ndonëse mbahej në burg.

Mund të them pa mëdyshjen se po gaboj, se ndihma e shtetit shqiptar për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është bërë intensive në vitet 1998 – 1999. Në këtë periudhë lufte Shqipëria ka bërë të mundshmen, pavarësisht një episodi kohor që pati rënie të tempos. Sadoqë disa ministra, sidomos ministrat e mbrojtjes dhe Fatos Klosi në institucionet e tyre, brenda mundësive të tyre dhanë ndihmë shumë të çmueshme, me sy jodashamirës në një periudhë na ka shikuar Pandeli Majko, ende i ri në moshë, që përfitoi nga dorëheqja e Fatos Nanos dhe u bë kryeministër në tetor të vitit 1998 e në vazhdim. Ai, nuk e di për çfarë arsyesh, pati tendencën për të bllokuar sa mundte të gjitha punët që bëheshin në shërbim të luftës së UÇK-së dhe luftëtarëve të saj. Ai nuk pati mundësi të bllokonte veprimtarinë tonë nëpër Shqipëri, e cila ishte e domosdoshme për ecurinë e luftës sonë. Por, në strukturat shtetërore bëri përpjekje të ndikonte që ata të mos vepronin në mbështetje të luftës. Në kohën kur ishim në Rambuje, nga bllokimi që bëri zotëri Majko, lufta e UÇK-së pati tendencë të bjerë në krizë. Kur u kthyem nga Rambujeja kërkuam takim (Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Ramë Buja dhe unë Azem Syla) me kryeministrin Pandeli Majko. Na la për më tepër se 40 minuta të presim në një zyrë. Edhe kur na takoi erdhi pa dashamirësi, erdhi si me përtesë, nuk dha asnjë sqarim, vetëm sillej e pështillej. Ne ia thamë të gjitha, se ti je ai që po e pengon luftën. Majko nuk e mori seriozisht atë që ia thamë ne, kështu që u larguam pa asnjë rezultat nga ai takim në të cilin kishim shkuar me shumë shpresë.

Një shok (me kompetencë për punët që bëheshin për UÇK-në) ma pati thënë se kryeministri Pandeli Majko u ka shkruar ambasadave (ma përmendi me emër atë amerikane) me epitete për drejtuesit e UÇK-së, të paqena dhe të ulëta, gjoja se ne kemi orientime tjerafare nga ato që tashmë i dinin miqtë tanë perëndimorë. Megjithatë, ne qëndruam gjithnjë mirëdashës ndaj tij, sepse ishte kryeministri ku ne kishim shpresën më të madhe. Kryeministri Majko vetëm pas fillimit të goditjeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake jugosllave e forcave policore e ushtarake serbe filloi të orientohet e të kuptojë se bota kishte qëndrim ndryshe nga ai i tij ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lidershipit të saj dhe luftës së saj. Prej këtej edhe kryeministri Majko bëri një kthesë të plotë dhe u angazhua me gjithë qeverinë dhe administratën e tij në shërbim të qytetarëve shqiptarë të Kosovës që u shpërngulën me dhunë nga pushtuesi serb e jugosllav drejt Shqipërisë dhe nuk ishin pak, por rreth 1 milion njerëz të pastrehë dhe pa asnjë të ardhur. Këtë situatë shteti shqiptar e menaxhoi me forcë dhe me dinjitet e këtu kuptohet që merita kryesore është e kryeministrit Majko dhe qeverisë e administratës së shtetit që e udhëhiqte ai. Prej prillit 1999, ndryshoi edhe qasja ndaj UÇK-së. Ai bëri përpjekje ta mbështesë e ta fuqizojë sa mundej në ato çaste të fundit të luftës. Sikur ai të ishte në këtë kah të drejtë që kur mori detyrën shumë gjëra do të kishin ecur shumë më mirë.

Sidoqoftë, Kosova u çlirua dhe kjo është vepër e UÇK-së dhe e gjithë shqiptarëve në gjithë trojet etnike, ku secili, kush më pak e kush më shumë e kryen me nder detyrën e tyre, përveç atyre që u bashkuan me armikun e që në histori do të mbeten të damkosur përjetësisht.

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë