Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrjet i organizuar mashtruesish godet Raiffeisen Bank – ja emrat e 15 personave të arrestuar për vjedhje prej 186 mijë eurosh

02/06/2025 - 18:38
në Kryesore, Lajme
A A
Rrjet i organizuar mashtruesish godet Raiffeisen Bank –  ja emrat e 15 personave të arrestuar për vjedhje prej 186 mijë eurosh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mediat sot kaë raportuar gjatë ditës se pas një operacioni të koordinuar hetimor, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale të mashtrimit kompjuterik dhe keqpërdorimit të kartelave bankare, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sistemin bankar

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ekipi për hetimin e krimeve kibernetike nga Sektori Rajonal i Hetimeve në DRP Gjilan, pas disa muajsh hetimesh intensive, ka arritur të zbulojë një rrjet të organizuar mashtruesish, të cilët dyshohen se kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme rreth 186 mijë euro përmes veprimeve kriminale.

Të dyshuarit kanë realizuar “overdrafte të paautorizuara”, kanë keqpërdorur kartela bankare dhe kreditore, si dhe kanë kryer mashtrime kompjuterike, duke dëmtuar Raiffeisen Bank në shuma të mëdha.

Sinjali mëson se të arrestuarit janë: Bleon Jakupi, 21 vjeçar, Arbnor Hasani, 30 vjeçar, Besart Sylejmani, 30 vjeçar, Blerton Mema, 23 vjeçar, Behar Bislimi, 27 vjeçar, Ilirijan Agushi, 24 vjeçar, Rilind Islami, 35 vjeçar, Erolinda Guta, 22 vjeçare, Bleart Bislimi, 24 vjeçar, Agon Islami, 22 vjeçar, Beqir Mustafa, 47 vjeçar, Shaqir Mustafa, 44 vjeçar, Demokrate Guta, 24 vjeçare, Arian Mema, 22 vjeçar, Edison Avdiu, 22 vjeçar.

Me urdhër të Prokurores së Shtetit, e cila ka mbikëqyrur rastin, të gjithë të dyshuarit janë arrestuar më 2 qeshor 2025, rreth orës 10:00, në komunën e Vitisë, dhe janë dërguar në qendrat e mbajtjes për 48 orë, në pritje të procedimeve të mëtejme.

Prokuroria dhe Policia kanë sekuestruar dëshmi kyçe gjatë hetimeve, ndërsa veprat penale që rëndojnë mbi ta janë: Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit dhe Mashtrimi kompjuterik.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar shtrirjen e plotë të rrjetit dhe për të identifikuar ndihmës të mundshëm brenda ose jashtë sistemit financiar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë