Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Çlirim Gërbeshi, ka bërë publikë emrat e gjashtë zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, të cilët, sipas tij, janë intervistuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Gërbeshi nëpërmjet një postimi në facebook ka thënë se ndaj tyre është ngritur edhe kallëzim penal.
Postimi i plotë:
1. Bekim Brestovci – drejtor i Drejtorisë së Inspekcionit;
2. Menduh Halili – shef i Sektorit të Ndërtimit;
3. Blerim Thaçi – inspektor;
4. Veton Demolli – inspektor;
5. Lorik Zhubi – inspektor;
6. Mergim Shala – inspektor.
Këta janë zyrtarët që sot janë intervistuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ndaj tyre është ngritur edhe kallëzim penal.
Kjo është qeverisja e Përparim Ramës: qeverisja e keqpërdorimit dhe e abuzimit. Kjo është qeverisja e krimit!















