Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zotimi i Trumpit për riangazhim në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, krejt çka u tha

16/06/2025 - 09:22
në Kryesore, Lajme
A A
Trump sfidon Kinën përmes Tajvanit: SHBA drejt shitjeve rekord të armëve për ishullin

WASHINGTON, DC - MAY 19: U.S. President Donald Trump speaks at a ceremony before posthumously awarding Medals of Sacrifice to three fallen Palm Beach County Sheriff's Office deputies in the Oval Office of the White House on May 19, 2025 in Washington, DC. Trump awarded Medals of Sacrifice to Palm Beach County Sheriff's Office deputies Ralph "Butch" Waller Jr., Corporal Luis Paez, and Deputy Ignacio "Dan" Diaz, who died in a line-of-duty crash on November 21, 2024. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i ShBA-së Donald Trump, ka paralajmëruar një rikthim në çështjen Kosovë-Serbi.

Gjatë ditës së djeshme, Trump deklaroi se gjatë mandatit të tij të pare, ka arritur ta parandalonte një konflikt të mundshëm mes dyja vendeve, që sipas tij ishte afër një shpërthimit.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me forcë, ashtu siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË”, tha ai

Më tej, ai kritikoi ish-presidentin Joe Biden, duke thënë se vendimet e tij kanë dëmtuar perspektivat afatgjata për paqe në rajon, por premtoi se do ta rregullojë këtë situatë.

“Unë e ndalova. (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe), por do ta rregulloj përsëri”, tha Trump

Ndërkaq lidhur me deklarimin e të parit të Shtëpisë së Bardhë, pati edhe reagime mbështetëse nga Kosova.

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se mesazhi i fundit i presidentit amerikan Donald Trump për t’u angazhuar sërish në zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dëshmon se ai është i vendosur për paqe.

Duke folur për Klankosova.tv, i njëjti është shprehur se ishte pikërisht gjatë Presidencës së kaluar Trump kur u arrit një dinamikë e re në dialog, përmes rolit aktiv të Shteteve të Bashkuara, që kulmoi me Marrëveshjen e Uashingtonit në vitin 2020.

“Presidenti Trump e dëshmoi atëherë se është i vendosur për paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik në Ballkan, pa burokraci të tejzgjatur dhe me një qasje të qartë pro-amerikane që u dallua nga pasiviteti i institucioneve evropiane”, ka deklaruar Lekaj.

“Për ne Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë aleati ynë strategjik dhe garancia kryesore e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Angazhimi i Trump për t’u kthyer te kjo temë është shpresëdhënës dhe i mirëpritur, sepse ne besojmë në lidership të qartë, në vendime të guximshme dhe në përkushtim ndaj paqes së qëndrueshme, ku Kosova trajtohet si e barabartë, jo si palë nën presion”, ka thënë Lekaj, njofton Klankosova.

Lekaj shtoi se një qasje e Presidenti Trump, me vendosmëri për t’i dhënë fund dialogut dhe për të garantuar njohjen e Kosovës nga Serbia është e mirëpritur.

Derisa, ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj,e ka komentuar deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump se do t’i kthehet çështjes Kosovë-Serbi.

Për Klankosova.tv, Hoxhaj tha se kjo deklaratë e presidentit të ShBA-së tregon që jemi në vëmendje të Trumpit dhe është një shenjë paralajmëruese se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane.

“Kjo deklaratë e presidentit Trump as nuk duhet të mbiinterpretohet dhe as nënvlerësohet, ndonëse është thënë duke krahasuar marrëdhëniet Kosovë-Serbi me rastet e tjera në botë. Tregon që jemi në vëmendje të Trumpit dhe është një shenjë paralajmëruese se mund të jemi herët apo vonë, temë në agjendën e politikës së jashtme amerikane”, u shpreh Hoxhaj për Klankosova.

Tutje, ai tha se për këtë gjë, Kosova duhet të jetë e përgatitur si institucionalisht, ashtu edhe politikisht.

JU REKOMANDOJMË

Janina Ymeri: Gruri i importuar pak ose fare nuk kontrollohet në Kosovë

Janina Ymeri: Gruri i importuar pak ose fare nuk kontrollohet në Kosovë
30/08/2026 - 22:51

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për kontrollin e grurit të importuar në Kosovë, duke pretenduar se sasitë e importuara kontrollohen shumë pak. Ymeri ka thënë...

Më shumëDetails

Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”

Rama: VV po bllokon ndërtimin e Kompleksit “Adem Jashari” dhe nënkalimit “Agim Ramadani”
30/08/2026 - 22:06

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar sërish me pretendime se Qeveria e Kosovës po bllokon komunat, përfshirë kryeqytetin të cilin e drejton. Ai ka thënë se pushteti...

Më shumëDetails

Çitaku: Liria e Kosovës mban brenda emra, fytyra dhe ëndrra të ndërprera

Çitaku: Liria e Kosovës mban brenda emra, fytyra dhe ëndrra të ndërprera
30/08/2026 - 21:57

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vizituar së bashku me Diellin dhe Arbërin ekspozitën e organizuar nga “Liria Ka Emër”, në nderim të burrave dhe grave që dhanë...

Më shumëDetails

VV-LDK në prag të marrëveshjes, analistët paralajmërojnë: Votat për presidentin mbeten problem

VV-LDK në prag të marrëveshjes, analistët paralajmërojnë: Votat për presidentin mbeten problem
30/08/2026 - 21:39

Përfundimi i një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës po shihet si një nga çështjet më të rëndësishme për zhbllokimin institucional të vendit.Pas takimit të...

Më shumëDetails

“Ngjyrat e Lirisë” në Prishtinë: Arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

“Ngjyrat e Lirisë” në Prishtinë: Arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së
30/08/2026 - 21:31

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës për liri dhe kujtesës kolektive....

Më shumëDetails

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit
30/08/2026 - 21:05

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe ka shprehur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kosovarit i vidhet çanta me para dhe telefon në Ulqin, momenti i vjedhjes kapet në video

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • World Link Towers: Prishtina po bëhet me qendrën e re të biznesit dhe inovacionit global

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë