Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari, ku është pritur nga Presidenti hungarez Tamas Sulyok në kryeqytetin Budapest.
Takimi ndërmjet dy krerëve të shteteve është shoqëruar me nderime ushtarake. Osmani e vlerësoi këtë vizitë si një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve dypalëshe.