Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ambasadorja izraelite: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

17/06/2025 - 20:20
në Lajme
A A
Ambasadorja izraelite: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, në një bisedë të drejtpërdrejtë nga Izraeli, ka folur për situatën që po mbretëron atje. Ajo e përshkroi gjendjen si të tensionuar, me shumë ankth, por tha se janë me shpresë që operacioni i tyre do të jetë i suksesshëm.

“Si ta them, situata këtu është shumë e tensionuar, ka shumë ankth, por ne mbetemi me shpresë që qëllimi për të cilin e kemi filluar këtë operacion ndaj Iranit do të jetë i suksesshëm dhe do të na ndihmojë të eliminojmë kërcënimin ekzistencial që Irani ka vënë kundër nesh për dhjetëra vite me radhë. Irani ka krijuar kapacitete goxha të fuqishme bërthamore, ka kapacitetin për të ndërtuar rreth 9 armë me potencial bërthamor. Një e treta janë krijuar gjatë këtyre tre muajve. Derisa iranianët kanë qenë në negociata, në fakt kanë negociuar aq sa kanë përshpejtuar prodhimin e armëve bërthamore”, tha Ziv në RTK.

Ajo tregoi se është në kontakt të vazhdueshëm me ambasadoren e Kosovës në Izrael dhe se ka komunikuar edhe personalisht me shumë kosovarë që jetojnë atje.

Ziv tha se kosovarët që duan të largohen nga Izraeli në këtë periudhë mund ta bëjnë këtë duke kaluar përmes Egjiptit dhe Jordanisë.

“Kam lidhje shumë të afërt me shefen e misionit të Kosovës në Izrael, por edhe me qytetarë të tjerë kosovarë që banojnë në Izrael. Me disa kam biseduar edhe vetë dhe më duhet të them që ata që kam kontaktuar janë në disponim shumë të mirë. Janë me qëndrim në Izrael dhe si gjithë të tjerët i dëgjojnë udhëzimet e forcave të sigurisë dhe komandës, që na thonë ku të qëndrojmë e ku të shkojmë. Ata që dëshirojnë të largohen janë në kontakt me Ambasadën e Kosovës, e cila u ofron të gjitha informatat dhe opsionet. Nëse vendosin të largohen nga Izraeli, mund të kalojnë përmes Egjiptit dhe Jordanisë”, tha ambasadorja izraelite.

Ziv shtoi se Izraeli nuk ka pasur zgjidhje tjetër përveç fillimit të këtij sulmi ndaj Iranit.

“Irani ka një industri të avancuar të raketave, të cilat kanë për qëllim bartjen e eksplozivëve dhe armëve bërthamore deri në territorin e Izraelit. Më duhet të them që kapaciteti raketor iranian nuk është 1,500 kilometra, që është distanca mes Izraelit dhe Iranit. Distanca që këto raketa mund të përshkojnë është 4,000 kilometra, që do të thotë se mund të shtrihen deri në territorin e Evropës. Të gjithë duhet të pyesim: pse regjimi iranian ka krijuar këtë lloj kapaciteti?”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Rama akuzon VV-në për bllokim të projekteve: Mbi 300 mijë qytetarëve të Prishtinës u keni borxh përgjigje

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
30/08/2026 - 19:48

Përparim Rama ka akuzuar VV-në për bllokim të projekteve zhvillimore në kryeqytet. Përmes një reagimi, Rama ka thënë se projekti “Qamil Hoxha” është bllokuar prej dy vitesh, duke...

Më shumëDetails

Deda për ‘kandidaturën’ e Bekim Sejdiut: Do t’i bënte nder vendit, shpresoj që partitë nuk po ia keqpërdorin emrin

Deda për ‘kandidaturën’ e Bekim Sejdiut: Do t’i bënte nder vendit, shpresoj që partitë nuk po ia keqpërdorin emrin
30/08/2026 - 19:17

Emri i Bekim Sejdiut po qarkullon si një emër konsensual parimisht mes kryetarit të LVV, Albin Kurtit dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Për Bekim Sejdiun ka folr...

Më shumëDetails

“Sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve” – aleanca e re e mbrojtjes mblidhet nesër në Stamboll

“Sulmi ndaj njërit është sulm ndaj të gjithëve” – aleanca e re e mbrojtjes mblidhet nesër në Stamboll
30/08/2026 - 19:03

Takimi i parë i Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes, i themeluar në kuadër të Paktit të Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës, do të mbahet të hënën në...

Më shumëDetails

Marshi i 12 shtatorit, ish-këshilltari i Thaçit: Ftesa është për të gjithë, në pyetje është fati i Kosovës

Marshi i 12 shtatorit, ish-këshilltari i Thaçit: Ftesa është për të gjithë, në pyetje është fati i Kosovës
30/08/2026 - 18:39

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Ardian Arifaj, ka folur për marshin e paralajmëruar më 12 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në...

Më shumëDetails

Pesë kadetë nga Kosova përfundojnë me sukses Akademinë Ushtarake në Turqi

Pesë kadetë nga Kosova përfundojnë me sukses Akademinë Ushtarake në Turqi
30/08/2026 - 18:20

Pesë kadetë nga Kosova kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në...

Më shumëDetails

Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania

Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania
30/08/2026 - 18:07

Një fitore e mundshme historike e partisë së djathtë AfD në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt në Gjermani po shton shqetësimin mes migrantëve që jetojnë në këtë land të Gjermanisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë