Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka pranuar komplet asociacionin.
Në Rubikon të Klan Kosovës Muhaxheri tha se dy javë para zgjedhjeve Kurti kishte deklaruar se ai asociacionin e kishte pranuar, por se ata donin diçka më shumë.
“Asociacionin kryeministri e ka pranu komplet. Atë çka e ka thënë që jo, e ka pranu. Nuk po dojnë me dëgju njerëzit se ai në një dyjavësh para zgjedhjeve tha une asociacionin e pranova, por ata donin diçka edhe më shumë. Ata donin një marrëveshje për kishën serbe në Kosovë. Atë marrëveshje na e kemi kry me marrëveshjen e pakos së Ahtisarit, mirëpo përshkak zgjedhjes sonë që kemi pas ndaj kishës, ndaj pronës së kishës sidomos në Deçan ka qenë një test që na është bërë tërë kohën dhe ne në atë test kemi ra si shoqni, tash ata kërkojnë garancione ndërkombëtare. E këtë më ska mujtë, këtë bretkocën shumë të madhe kryeministri Kurti s’ka mujtë me gëlltitë. Dhe është mundu vëmendjen e opinionit me kthy në veri”, tha ai.