Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, është shprehur i qartë sa i përket koalicioneve për krijimin e Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se VV-ja bën koalicion vetëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
I pyetur nga Kushtrim Sadiku se a duan ta bëjnë qeverinë, Rexha është shprehur se duan ta bëjnë me LDK-në.
“Sigurisht që po, me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sepse ne preferojmë me ta. LDK-ja i ka pasur dy oferta dhe herën e fundit e ka pas ofertën më serioze”, ka thënë Rexhaj.