Yjet e Juventusit, të udhëhequr nga trajneri Igor Tudor, ishin dëshmitarë të pavetëdijshëm të një monologu politik nga Donald Trump gjatë vizitës së tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Gjigandi italian u prit në Uashington me rastin e pjesëmarrjes së tyre në Kupën e Botës për Klube.
Skena që u zhvillua në Zyrën Ovale i ngjante më shumë një tubimi politik sesa një festimi tradicional të suksesit sportiv. Ndërsa lojtarët e Zonjës së Vjetër qëndronin në mënyrë të sikletshme pas tij, Trump foli për tema të nxehta si imigracioni, ndalimi i atletëve transgjinorë dhe madje edhe mundësia e konfliktit ushtarak me Iranin.
Ish-presidenti amerikan nuk mungoi t’u bënte një pyetje provokuese futbollisteve: “A mendoni se një grua mund t’i bashkohej ekipit tuaj?” Lojtaret heshtën, dhe heshtjen e sikletshme e thyeu vetëm drejtori i përgjithshëm i klubit, Damien Comolli, i cili u përgjigj me diplomaci: “Ne kemi një ekip të shkëlqyer femrash”.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtuesit e klubit, legjenda Giorgio Chiellini dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. Vizita e ekipeve sportive në Shtëpinë e Bardhë nuk është diçka e re, por këtë herë mori një ton shumë të politizuar dhe i la të hutuar edhe lojtarët më me përvojë të Juve-s.