Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ishte i pranishëm në vënine e gurmethelit për pishinën gjysmë-olimpike që do të ndërtohet në Podujevë.
“Pishina e dytë gjysmë-olimpike në nivel vendi do të ndërtohet në Komunën e Podujevës. Aty sot hodhëm gurthemelin e një investimi prej afro katër milionë eurosh
Sipërfaqja e përgjithshme e ndërtimit do të jetë 4,556 metra katrorë. Objekti do të përfshijë një pishinë për not profesional dhe garues, një tjetër pishinë për fëmijë, si dhe hapësira shtesë për rekreacion dhe gastronomi.
Ky është një lajm shumë i mirë për qytetarët e Podujevës, të cilët sot festojnë Ditën e Çlirimit, dhe për gjithë vendin, teksa po investojmë seriozisht dhe në mënyrë të vazhdueshme në infrastrukturën sportive.
Falënderoj ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministren Daulina Osmani, dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.
Punime të mbarë dhe të shpejta”.