Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se në ueb faqe janë publikuar raportet vjetore financiare të partive politike për vitin 2024.
Këto raporte janë audituar nga auditorë të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Registrim, Certitifkim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).
Në raportin e audimit për partinë GUXO, që drejtohet nga Faton Peci dhe Donika Gërvalla, auditori ka dhënë mohim të opinionit për shkak të mungesës së dokumentacionit për selinë qendrore dhe mospërfshirja e aktivitetit financiar në pasqyrat vjetore financiare, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Sipas këtij raporti GUXO ka deklaruar adresën e selisë qendrore në Rrugën “Tring Smajli”, hyrja 1 nr. 3,
Prishtinë. Megjithatë, nuk është paraqitur asnjë kontratë qiraje, dëshmi për shpenzime të zyrës,
fletë posedimi, apo dokumentacion për donacion në natyrë lidhur me këtë hapësirë.
Pasqyrat financiare të subjektit politik për vitet e përfunduara më 31 Dhjetor 2024 dhe 2023 nuk
reflektojnë asnjë aktivitet financiar, përveç gjobave të shqiptuara nga KQZ, pavarësisht se
subjekti ka pasur aktivitete të zhvilluara gjatë këtyre periudhave.