Në kohën kur vëmendja është përqendruar te konflikti midis Izraelit dhe Iranit, ka ndodhur një tjetër ngjarje vdekjeprurëse pranë një vendi ndihmash në Gaza.
Të paktën 12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, ndërsa prisnin ndihmë në Gazën qendrore, sipas ekipeve të shpëtimit dhe mjekëve, raporton BBC, transmeton Veriu.info.
Raportet thonë se grupi u vra nga të shtënat me armë pranë një vendi shpërndarjeje ndihmash të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli të enjten.
GHF ka mohuar se ka pasur ndonjë incident pranë vendndodhjes së saj.
Ushtria izraelite i tha Reuters se “të dyshuarit” ishin përpjekur t’u afroheshin forcave në zonën e Netzarimit dhe se ushtarët kishin qëlluar me armë paralajmëruese.
Qindra palestinezë janë vrarë që nga fundi i majit, kur GHF mori përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gaza në një përpjekje të Izraelit për të anashkaluar OKB-në si furnizuesi kryesor i ndihmës./Veriu.info
Foto: Reuters