Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miftaraj: Kushtetuesja ka afat 60 ditësh për kërkesën e AAK-së

20/06/2025 - 08:40
në Lajme
A A
Miftaraj: IKD njofton se do t’iu ofrojë ndihmë juridike falas minatorëve grevistë të suspenduar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, tha se ndonëse Gjykata Kushtetuese ka afat kushtetues prej 60 ditësh për të vendosur për kërkesën e AAK-së për çështjen e votimit të fshehtë në Kuvendin e Kosovës.

Kjo i bie se kjo gjykatë është brenda një afati të arsyeshëm. Ai theksoi se më e rëndësishme është që vendimi të jetë i argumentuar dhe në përputhje me Kushtetutën, për të fituar besimin e publikut dhe partive politike.

“Përkundër faktit që është një afat kushtetues ligjor që Gjykata Kushtetuese të vendos brenda një afati 60 ditësh, me qëllim të analizimit të rastit në mënyrën më të mirë të mundshme, mund të themi se gjykata është ende brenda një afati të arsyeshëm kohor për të vendosur lidhur me kërkesën e AAK-së. Ajo çka është me rëndësi është fakti që gjykata me rastin e analizës së kësaj kërkese të sigurohet që ta bëjë në mënyrë më të mirë të mundshme, të jetë në pajtim me praktikën e Kushtetutës, në mënyrë që pastaj edhe arsyetimi të jetë bindës dhe që publiku, partitë politike, deputetët të binden lidhur me këtë vendim”, tha Miftaraj.

Ai mendon se vonesat nuk janë problem thelbësor, pasi Kushtetuta nuk mund të zgjidhë të gjitha krizat politike që lindin në Kuvend.

“Sa për vonesa, ky nuk do të duhej të ishte problemi kryesor. Ajo çka ne kemi thënë si IKD dhe vazhdojmë ta mbështesim është fakti që Gjykata Kushtetuese nuk do të mund asnjëherë të zgjidh të gjitha problemet politike, të cilat shfaqen, qoftë në Kuvendin e Kosovës apo për formimin e institucioneve. Jo vetëm Kushtetuta e Kosovës, por asnjë kushtetutë e botës nuk mund të hartohet në mënyrë që t’i përshtatet secili interes të partive politike në Kuvend apo skenarëve, të cilat dalin pas zgjedhjeve”, shtoi ai për Ekonomiaonline.

Miftaraj vë në dukje se Gjykata Kushtetuese nuk është mekanizëm për zhbllokim politik dhe vendimmarrja për votim u mbetet deputetëve.

“Gjykata Kushtetuese nuk është dhe nuk mundet të jetë mekanizëm për zhbllokimin e situatave politike dhe interesave partiake në Kuvendin e Kosovës, me skenarin që Gjykata Kushtetuese që e pranon si të pranueshme kërkesën e AAK-së dhe me skenarin që Gjykata Kushtetuese e obligon Kuvendin që të vazhdojë me votim të fshehtë. Janë deputetët që do të vendosin, nëse duan të marrin pjesë në seancë, të votojnë për, kundër apo abstenojnë. Kjo nuk e zgjidh, përkundrazi, mendoj që i ka konvenuar partisë në pushtet kjo kërkesë e AAK-së për të fituar kohë dhe për t’u arsyetuar publikun që kinse po e presin vendimin e gjykatës”, tha Miftaraj.

Lidhur me rolin e presidentes, ai tha se ajo mund të bëjë vetëm thirrje publike për të shtyrë partitë drejt zgjidhjes, por nuk ka kompetenca ligjore për të detyruar deputetët të veprojnë.

“Shoqëria duhet të ketë një konsistencë, jo ta lidhim një proces me kërkesat që vijnë qoftë nga gjykata apo presidentja. Të gjithë kemi qenë të zëshëm, kur ishte president Thaçi apo presidentë të tjerë që duhet të sigurohen që të mos dalin jashtë kompetencave dhe përgjegjësive të tyre që i ofron Kushtetuta. Presidentja, krejt çka mund të bëjë, është presion dhe thirrje publike partive politike që të sigurohet të ushtrojnë kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre, të lënë inatet partiake, të gjejnë një zgjidhje për të arritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve. Në aspektin ligjor nuk është që presidentja ndonjë mekanizëm që t’i obligojë apo detyrojë deputetët për të ushtruar rolin e tyre kushtetues”, tha Miftaraj./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i VV-së për përgjimet e Kusari Lilës: Buzhalës e Shehollit ua dha ato Radojçiçi
Lajme

Prokuroria Speciale po heton rastin e Halil Thaçit të LVV-së për shpronësimet në Shipitullë

20/06/2025 - 17:49
Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil
Lajme

Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil

20/06/2025 - 16:57
Memli Krasniqi fton mërgimtarët që të regjistrohen që t’u mundësohet votimi në zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme

Krasniqi: Paralajmërimi i KESCO’s alarmues, Qeveria të përgjigjet a kanë dorë mafia energjetike dhe sekserët e tregtisë

20/06/2025 - 16:49
BE s’është në dijeni për projektin e dy urave mbi Ibër: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjitha komuniteteve
Kryesore

BE s’është në dijeni për projektin e dy urave mbi Ibër: Çdo vendim të merret me përfshirjen e të gjitha komuniteteve

20/06/2025 - 16:31
Çfarë po ndodh me policët e Kosovës? Pas Pejës, IPK rekomandon suspendimin edhe 2 të tjerëve në Gjilan
Lajme

Çfarë po ndodh me policët e Kosovës? Pas Pejës, IPK rekomandon suspendimin edhe 2 të tjerëve në Gjilan

20/06/2025 - 16:04
Pas reagimit ndaj Abdixhikut, Hykmete Bajrami shpërthen ndaj Muratit: Je në shkelje të Kushtetutës
Lajme

Pas reagimit ndaj Abdixhikut, Hykmete Bajrami shpërthen ndaj Muratit: Je në shkelje të Kushtetutës

20/06/2025 - 15:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Pezullohet përkohësisht vendimi që ndalonte regjistrimin e automjeteve me gjoba

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë