Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Të gjitha hetimet dhe fletarrestimet ndaj Radoiçiqit në Kosovë

20/06/2025 - 10:44
në Lajme
A A
Të gjitha hetimet dhe fletarrestimet ndaj Radoiçiqit në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nga akuzat për frikësim dëshmitarësh, deri te ato për krime lufte dhe sulm të armatosur. Pse nuk arrestohet dot Millan Radoiçiq, pavarësisht pesë fletarrestimeve në Kosovë? Si është e mundur që ai ende lëviz i lirë, dhe çfarë roli luan Serbia në këtë histori të ndërlikuar?

Kosova lëshoi edhe një urdhër arrestimi, të pestin me radhë, kundër Millan Radoiçiqit – këtë herë për shkak të vendosjes së barrikadave në katër komunat me shumicë serbe në veri, në vitin 2022.

Në atë kohë, Radoiçiq ishte nënkryetar i Listës Serbe dhe, sipas kësaj partie, ai ishte i pranishëm në barrikadat në fund të korrikut 2022, pavarësisht se kishte urdhër për arrestimin e tij, të lëshuar në shkurt të atij viti, për shkak të frikësimit të dëshmitarëve në rastin “Brezovica”, që ka të bëjë me korrupsion dhe ndërtime të paligjshme.

Ndërkohë, në dhjetor të vitit 2023, u lëshua edhe një urdhër për arrestimin e Radoiçiqit, për sulmin e armatosur vdekjeprurës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës, përgjegjësinë për të cilin e mori vetë ai.

Në Kosovë është duke u zhvilluar një proces gjyqësor për sulmin në Banjskë, por vetëm për tre të arrestuar, pasi rreth 40 të tjerë të akuzuar, përfshirë Radoiçiqin, janë në arrati. Besohet se të gjithë ata janë të lirë në Serbi.

Në prill të 2025-tës u lëshua edhe një urdhër për arrestimin e Radoiçiqit, nën dyshimet për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në rajonin e Gjakovës.

Ndërsa, urdhri i parë për arrestimin e tij u lëshua në vitin 2019, nën dyshimet se kishte lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Ky urdhër, megjithatë, u tërhoq në mars të vitit 2021, pa ndonjë shpjegim zyrtar.

A kanë kuptim këta urdhra pa bashkëpunim me Serbinë?

“Njoftimi i kuq” i Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (Interpol) për një person nuk është e njëjta gjë me një urdhër arrestimi – vendet anëtare i zbatojnë ligjet e tyre dhe vendosin nëse do ta arrestojnë atë person.

Kështu, Serbia nuk vepron mbi urdhrat ndërkombëtarë të arrestimit që i lëshon Kosova, sepse nuk e njeh pavarësinë e saj të shpallur në vitin 2008.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë për Radion Evropa e Lirë se Prokurori i Shtetit në Kosovë është i detyruar t’i përdorë të gjitha mjetet ligjore, përfshirë edhe lëshimin e një fletarrestimi ndërkombëtar, për t’i përmbushur obligimet ligjore dhe procedurat në procesin penal.

Megjithatë, ai thekson se, për shkak të mungesës së bashkëpunimit midis Kosovës dhe Serbisë, është pothuajse e pamundur që Radoiçiq të arrestohet.

“Lëshimi i një fletarrestimi ndërkombëtar për Radoiçiqin, së paku, ia kufizon mundësinë për të udhëtuar jashtë Serbisë apo në vende që mund ta arrestojnë dhe ekstradojnë në Kosovë”, thotë Miftaraj.

Avokati nga Serbia, Bozho Prelleviq, thotë për Radion Evropa e Lirë se Prokuroria e Kosovës nuk ka mundur të arrijë te Radoiçiqi as për vepra penale “shumë më të rënda dhe më të pakëndshme” dhe se “vendosja e barrikadave nuk është problemi më i madh për të”.

Për Serbinë, shton ai, ngritja e barrikadave në veri të Kosovës nuk është një akt kriminal, por, përkundrazi, një protestë.

“Serbia e sheh këtë si vendosje barrikadash brenda territorit të saj – për këtë nuk ka ngritur akuza për vepër penale ndaj askujt – dhe është vështirë të konsiderohet si vepër penale edhe sipas ligjit të Kosovës. Një zbatim i tillë i ligjit nuk e ndihmon pajtimin, sepse krijon një përjashtim shumë të qartë mbi baza etnike dhe kombëtare”, vlerëson Prelleviq.

A u përpoq Kosova ta arrestonte Radoiçiqin?

Autoritetet e Kosovës u përpoqën disa herë ta arrestonin Radoiçiqin, por pa sukses.

Në nëntor të vitit 2018, Policia e Kosovës tentoi ta arrestonte atë, nën dyshimet se ishte i lidhur me vrasjen e Ivanoviqit, por ai nuk ishte në apartamentin e tij.

Kur urdhri për arrestimin e tij për këtë rast u tërhoq në vitin 2021, Radoiçiq lëvizte lirshëm në veri të Kosovës.

Më 3 shkurt të vitit 2022, Radoiçiq arriti sërish t’i shpëtonte arrestimit, në bazë të fletarrestimit për frikësim të dëshmitarëve në rastin “Brezovica”, duke ikur nga pika kufitare në Bërnjak, në veri të Kosovës.

Disa muaj më vonë, më 5 korrik të vitit 2022, Radoiçiq iu drejtua publikut përmes një videoxhirimi nga, siç tha, zona përreth Leposaviqit, në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në atë kohë se Radoiçiq nuk ishte në Kosovë, se ai kishte hyrë ilegalisht vetëm për të bërë një video dhe se më pas ishte larguar përsëri nga territori i Kosovës.

Miftaraj thotë se IKD-ja kërkon vazhdimisht nga politikanët që të heqin dorë nga komentimi i çështjeve publike që janë nën hetim ose në proces gjyqësor, për të mbrojtur dhe respektuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

JU REKOMANDOJMË

Avokati i familjes Ademaj për ekzaminimin psikiatrik të Murselit: Keqpërdorim procedural për të zvarritur apo për të bishtnuar procedurën penale
Lajme

Avokati i familjes Ademaj për ekzaminimin psikiatrik të Murselit: Keqpërdorim procedural për të zvarritur apo për të bishtnuar procedurën penale

20/06/2025 - 19:16
Uraniumi i pasuruar në 60% dhe alarmi i IAEA-s, sa afër është Irani me ndërtimin e bombës atomike?
Lajme

Uraniumi i pasuruar në 60% dhe alarmi i IAEA-s, sa afër është Irani me ndërtimin e bombës atomike?

20/06/2025 - 18:45
Gardianët që u zunë duke shtënë me armë për qejf nuk ndëshkohen, disa prej tyre avancohen
Lajme

Gardianët që u zunë duke shtënë me armë për qejf nuk ndëshkohen, disa prej tyre avancohen

20/06/2025 - 18:13
Deputeti i VV-së për përgjimet e Kusari Lilës: Buzhalës e Shehollit ua dha ato Radojçiçi
Lajme

Prokuroria Speciale po heton rastin e Halil Thaçit të LVV-së për shpronësimet në Shipitullë

20/06/2025 - 17:49
Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil
Lajme

Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil

20/06/2025 - 16:57
Memli Krasniqi fton mërgimtarët që të regjistrohen që t’u mundësohet votimi në zgjedhjet e 9 shkurtit
Lajme

Krasniqi: Paralajmërimi i KESCO’s alarmues, Qeveria të përgjigjet a kanë dorë mafia energjetike dhe sekserët e tregtisë

20/06/2025 - 16:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Pezullohet përkohësisht vendimi që ndalonte regjistrimin e automjeteve me gjoba

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të gjata 25 metra dhe peshojnë 2.3 tonë, Irani sulmon Izraelin me raketat Sejil

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë