Deputeti në Kuvendin e Kosovës, dhe anëtar i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka pranuar se do të merret në pyetje në një seancë dëgjimore nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Kjo në cilësinë e të dyshuarit për “shkeljen e rendit kushtetues të shtetit, dhe vepra tjera penale që lidhen me protestat dhe vendosjen e barrikadave nga serbët në dhjetor të vitit 2022, në Zveçan, e vende tjera të veriut të vendit.
Simiq tha në një prononcim për media se shkon për t’u marrë në pyetje nga PKRS-ja, pasi që ai pretendon se asgjë kundër ligjit ai dhe bashkëpartiakët e tij nuk kanë bërë kur iu dhanë mbështetje dhe sipas hetimeve organizuan vendosjen e barrikadave në veri.
Pos Simiqit, Prokuroria Speciale, po heton edhe kryetarin aktual të Listës Serbe, Zllatan Ellek, ish-kryetarin Goran Rakiq, bashkë me më shumë se 45 persona tjerë për veprat penale: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese.
Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë po të mërkurën aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale, respektivisht prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe atij ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq.