Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Babi po më prek bilbilin”/ Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër

02/07/2022 - 17:11
në Lajme, Ndryshe
A A
“Babi po më prek bilbilin”/ Fëmija 6 vjeç i mirret çiftit shqiptar nga institucioni i kujdesit në Zvicër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shumë zhurmë në Zvicër është bërë tema për rastin e një fëmije gjashtë vjeç që është dërguar në një institucion përkatës kujdesi që prej datës 24 maj, pas deklaratave që e akuzonin të atin lidhur me synetin e djalit.

Ndërkohë që për prindërit kjo është absurde pasiqë babai (ndihmës infermier) e trajtoi djalin e tij të bërë synet vetëm me një krem ​​shërues.

“Babi po më prek bilbilin“. Sipas 20 minuten, kjo deklaratë e bërë nga një fëmijë gjashtëvjeçar tek mësuesja e tij më 17 maj alarmoi gjithë shkollën në Neuchâtelit, e më pas edhe autoritetet.

Referuar deklaratës, thuhet se fëmija i konfirmoi deklaratat e saj nga një ekip i specializuar policie për fëmijët.

Raportohet se sipas deklaratës së fëmijës, rastet kanë ndodhur në sallonin e banesës.

Rrëfimi vazhdon se më datë 24 maj rreth mesditës, teksa tezja e tij priste djalin dhe motrën e tij të madhe para shkollës, u shfaq vetëm motra e madhe, e cila po qante me lot.

Thuhet se nga gjykata ishte marrë një vendim që nga ajo ditë 6-vjeçari është dërguar në një institucion, ku edhe jeton prej atëherë.

30-vjeçari vjeçari, babi i fëmijës, është ndaluar për 24 orë në stacionin e policisë. Ai u tha hetuesve se fëmija ishte bërë synet në verën e vitit 2021 në Kosovë.

“Djali im kishte një plagë që po i shërohej më ngadalë. Për disa muaj e lyeja me një krem. Bëra një akt mjekësor (inferimer personal) siç ndodh të bëj me pacientët si pjesë e punës sime si kujdestar që jam – infermier. Nuk ka pasur asnjë kontakt as me mua dhe as me nënën për të verifikuar besueshmërinë e deklaratave. Jemi të tronditur”, akuzon prindi.

Po ashtu, të intervistuar nga policia, nëna dhe kunata raportojnë se jetojnë me kosovarin dhe dy fëmijët. Banesa ndodhet në një pronë familjare me tri kate. Në pallat banojnë dy vëllezërit e kosovarit dhe familjet e tyre si dhe gjyshja, e cila banon në katin përdhes.

Në raportin e dhënë, të dyja gratë e përshkruajnë si një prind të dashur, transmeton tutje albinfo.ch.

Nga ana tjetër, nga avokati i familjes shqiptare thuhet se kjo është një e padrejtë që po i bëhet familjes shqiptare.

“Gjërat duhet të ecin më shpejt. Një familje po shkatërrohet. Në përfundim të procedurës do të kërkoj dëmshpërblim për dëmtimin moral”, deklaron avokati.

Me kërkesë të autoriteteve, një raport mjekësor u përpilua dy ditë pas vendosjes nga rrjeti spitalor Neuchâtel.

Sipas raportit, në zonën anale të djalit “nuk ka ënjtje apo ndonjë plagë”. Sa i përket synetisë, ai është “pa shenjë infeksioni”.

Nga ana tjetër, fëmijës gjashtëvjeçar i është zbuluar një plagë e vogël në shpinë. Ai thotë se “rrahet rregullisht nga një kushëri dhjetëvjeçar”.

Asgjë alarmante, thotë nëna. “Djemtë që zihen, kjo ndodh në çdo familje”.

JU REKOMANDOJMË

Rama në vizitë në Francë, pritet nga Macroni

Rama në vizitë në Francë, pritet nga Macroni
22/06/2026 - 10:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Francë, ku do të pritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée në Paris. Sipas...

Më shumëDetails

Rikthehet ‘El Nino’: Sa do të preket Kosova nga moti ekstrem?

Evropa përballet me valën e parë ekstreme të të nxehtit: Temperaturat mund të arrijnë deri në 45°C
22/06/2026 - 10:33

Meterologia, Anira Gjoni në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për fenomenin ‘El Nino’. Ajo tha se nga fundjava gjendemi nën ndikimin e një mase të nxehtë, e cila...

Më shumëDetails

Këto janë dy motrat që humbën jetën tragjikisht në Gjermani

Këto janë dy motrat që humbën jetën tragjikisht në Gjermani
22/06/2026 - 10:15

Janë identifikuar viktimat nga Topanica e Kamenicës që humbën jetën në një aksident fatal trafiku në Gjermani. Bëhet fjalë për dy motrat Erza Zubaku, 24 vjeçe, dhe Aulona...

Më shumëDetails

Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte
22/06/2026 - 10:01

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pritet që sot të hap programin e aplikimit për pagesat direkte. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se janë kryer të...

Më shumëDetails

Armë, municion e pajisje ushtarake gjenden në Zubin Potok, Policia nis hetimet

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
22/06/2026 - 09:50

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të ndara të gjetjes dhe sekuestrimit të armëve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme në komunën e Zubin Potokut. Sipas Policisë në...

Më shumëDetails

Rrëqebulli i Ballkanit kapet live në bjeshkët e Kosovës (Pamje)

Rrëqebulli i Ballkanit kapet live në bjeshkët e Kosovës (Pamje)
22/06/2026 - 09:33

Dy fotografët e natyrës, Kujtim dhe Betim Çodari kanë kapur nga afërsia rrëqebullin ballkanik. Fotografët s’e kanë zbuluar saktësisht zonën se ku është kapur kjo specie e rrallë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite – dyshohet për dhënie të fajdes

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E rëndë: Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti në Vushtrri

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Lajm i shumëpritur për bujqit, sot hapet thirrja për pagesat direkte

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Nis me shi dhe bubullima, parashikimi i motit për javën tjetër në Kosovë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mësohet vendi se ku do të luhet ndeshja Izrael – Kosovë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë