Sipas arsyetimit të prokurorisë, të siguruar nga IndeksOnline, bisedat e zbuluara ngrenë dyshime për përpjekje për frikësimin dhe ndikimin mbi dëshmitarët. Në njërin prej komunikimeve, duke iu referuar të miturës, vajzës së të pandehurit Albert Sylaj, përdoren shprehje fyese dhe nënçmuese ndaj viktimës Arlinda Zekaj.
Prokuroria e konsideron veçanërisht shqetësues faktin se presioni i mundshëm përfshin edhe një të mitur, ndërsa thekson se lidhjet e afërta familjare dhe bashkëjetesa me të pandehurit mund të rrisin rrezikun e ndikimit në dëshmitarë.
“Në njërën prej bisedave, duke iu referuar të miturës A.S., vajzës së të pandehurit Albert Sylaj, përdoren shprehje fyese ndaj viktimës Arlinda Zekaj. Në komunikimin e siguruar thuhet: ‘Është çika e re, mashtrohet naj sen, ma q… nanën! Mos u bofshi ma zi se ajo’”, thuhet në arsyetimin e prokurorisë.
Për këtë arsye, prokuroria vlerëson se ekziston rreziku që të pandehurit, nëse lihen në liri, të ndikojnë në ndryshimin ose tërheqjen e dëshmive, ndaj e konsideron paraburgimin të domosdoshëm për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe mbarëvajtjen e procedurës penale.














