Një zyrtar i Doganës së Kosovës është sulmuar të martën në pikën kufitare në Merdar të Podujevës, pasi një shofer nuk kishte respektuar urdhrin për ndalim dhe kontroll.
Bëhet fjalë për biznesmenin nga Llapi, Florim Blaku, i cili dyshohet se e ka goditur me veturë doganierin. Blaku është pronar i Mobi Shop Lila në Podujevë.
Si pasojë e incidentit, zyrtari doganor ka pësuar lëndime trupore në gjymtyrë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.













