Natën e mbrëmshme, Fisnik Pacolli, djali i ish-nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacollit, i dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij, Jetën.
Ceremonia madhështore u mbajt në një nga ambientet më të bukura të Prishtinës, në praninë e familjarëve, miqve të ngushtë dhe shumë fytyrave publike të njohura nga vendi.
Por ajo që ra në sy ishte mungesa e Behgjet Pacollit, dhe njëkohësisht axha i dhëndrit.
Siç mëson Prive By Liberta Spahiu, mungesa e tij nuk ishte e rastësishme.
Në një fjalim para të ftuarve, Selim Pacolli sqaroi se pjesëmarrja e Behgjetit ishte e pamundur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Ai sapo kishte dalë nga spitali në Zvicër dhe për këtë arsye nuk kishte mundur të jetë prezent në ditën e rëndësishme të nipit të tij.