Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Capital T mbështet protestat studentore në Shqipëri: “Mirëqenia e popullit tim është mbi gjithçka”

23/10/2026 - 12:05
në ShowBiz
A A
Capital T mbështet protestat studentore në Shqipëri: “Mirëqenia e popullit tim është mbi gjithçka”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Reperi i njohur shqiptar Capital T ka reaguar publikisht ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke shprehur mbështetje të plotë për studentët protestues dhe qytetarët që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre.

Përmes një videomesazhi, artisti ka shprehur shqetësimin për pamjet e dhunës të raportuara gjatë protestave, duke theksuar se nuk mund të qëndrojë indiferent përballë situatës.

Reagimi i tij vjen pak ditë pas një bisede telefonike me një efektiv të policisë shqiptare, i cili, sipas raportimeve, i kishte kërkuar të paraqitej pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Capital T ka bërë të qartë se mbështetja për studentët dhe qytetarët nuk lidhet me interesat e tij personale apo profesionale, por me përgjegjësinë që ndien ndaj njerëzve që e kanë përkrahur gjatë karrierës.

“Qysh po mendojnë që me i pa ato skena të ndodhura dhe të mos reagoj? Normal që kam me reagu dhe absolutisht jam në suport të studentëve dhe njerëzve të mi për çdo kauzë që ka të bëjë me të drejtat e tyre”, është shprehur reperi.

Artisti ka theksuar se zhvillimet e fundit e kanë prekur emocionalisht dhe se mirëqenia e qytetarëve mbetet për të më e rëndësishme se çdo angazhim muzikor.

“Na dhemb zemra ta shikojmë Shqipërinë në këtë lloj gjendje dhe njerëzit e mi që mua më kanë përkrahur e ma kanë dhënë këtë dashuri. Nuk kam kurrfarë llogarie të bërë kur vjen puna për këta njerëz. Nuk ekziston asgjë më e madhe sesa mirëqenia e popullit tim”, ka deklaruar ai.

Capital T ka shtuar se e ka të pamundur të vazhdojë aktivitetin artistik sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërkohë që sheh pamje të tilla nga protestat.

“S’mund as me bo muzikë, as me publiku këngë, as me bo koncerte derisa unë shoh ato skena dhe normal që do reagoj. Nuk ka kurrgjë që mundet me më nda”, ka theksuar reperi.

Në pjesën tjetër të mesazhit, këngëtari ka shprehur shpresën që kërkesat e studentëve të merren parasysh dhe që situata të qetësohet, duke bërë thirrje për ndërprerjen e dhunës.

Ai ka sqaruar gjithashtu se qëndrimet e tij publike nuk kanë për qëllim të tërheqin vëmendje apo të sigurojnë përfitime personale.

“Uroj që zëri i studentëve do të dëgjohet, uroj që të ndërpritet kjo dhunë e shkatërrim dhe dijeni që mua më keni përkrah. Unë e kam treguar në shumë etapa dhe nuk dua falënderim dhe as protagonizëm”, është shprehur ai.

Në përfundim, Capital T ka ritheksuar solidaritetin me qytetarët, duke deklaruar se do të vazhdojë të shprehë qëndrimin e tij sa herë që konsideron se po ndodhin padrejtësi.

“Unë jam thjesht një prej jush dhe për këto gjëra do të jem aty, për çdo padrejtësi”, ka përfunduar reperi.

Mesazhi i Capital T vjen në një periudhë tensionesh rreth protestave studentore në Shqipëri. Përmes reagimit të tij, artisti ka vënë theksin te rëndësia e dëgjimit të kërkesave të studentëve, shmangies së dhunës dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

“Me ke lënë me zemër të copëtuar”, dedikimi rrëqethës i të fejuarës së Laurent Krasniqit

“Me ke lënë me zemër të copëtuar”, dedikimi rrëqethës i të fejuarës së Laurent Krasniqit
22/10/2026 - 20:56

Gati një muaj e gjysmë pas vdekjes tragjike të TikToker-it të njohur kosovar, Laurent Krasniqi, e fejuara e tij, Laureta Kosumi, ka reaguar përmes një dedikimi prekës në...

Më shumëDetails

Klodi ende shpreson ri-bashkimin me Elijonën, detaji që zbulon .. (Foto)

“Nuk ka pasur tradhti nga ana ime…”, vjen reagimi i Klodit pas ndarjes nga Elijona
22/10/2026 - 20:43

Klodi dhe Elijona i dhanë fund lidhjes së tyre ditë më parë. Ka qenë Elijona ajo e cila ka fshirë çdo video e fotografi të përbashkët me Klodin,...

Më shumëDetails

Fjolla Morina shfaqet me plis në kokë, bie në sy simboli i shqiponjës dykrenare

‘Përmirësohet’ gjendja emocionale e Fjolla Morinës, konfirmon lidhjen e re të dashurisë!
22/10/2026 - 17:55

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Fjolla Morina, ka publikuar një fotografi të re në Instagram. Në imazhin e publikuar, artistja shfaqet me një plis në...

Më shumëDetails

Situata në Shqipëri, Soni Malaj merr një vendim të papritur për koncertin në Itali

Situata në Shqipëri, Soni Malaj merr një vendim të papritur për koncertin në Itali
22/10/2026 - 13:20

Për shkak të situatës së krijuar së fundmi në Shqipëri, këngëtarja Soni Malaj ka marrë një vendim të rëndësishëm, duke njoftuar se nuk do të jetë e pranishme...

Më shumëDetails

Bianca nxjerr pah linjat, poston foto të reja shumë provokuese

Bianca nxjerr pah linjat, poston foto të reja shumë provokuese
22/10/2026 - 13:17

Bianca Censori ka ekspozuar të brendshmet e saj ndërsa shtrihet për një përzgjedhje shumë provokuese fotosh të reja. Arkitektja e Yeezy dukej mahnitëse në fotot e shkrepura para...

Më shumëDetails

Çfarë “bishe”, Trixa në fitnes, mahnit me asetet trupore

Çfarë “bishe”, Trixa në fitnes, mahnit me asetet trupore
22/10/2026 - 13:15

Këngëtarja e njohur kosovare Beatrix Ramosaj, shquhet për bukurinë e saj si dhe linjat perfekte trupore. E për këtë duket se ia bën “mundin” mjaftueshëm, shkruan Indeksonline. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë