Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shahini: Kosova rrezikon t’i humbas 90 milionë euro nga Banka Botërore për shkak të tensioneve politike

28/06/2025 - 21:50
në Lajme
A A
Shahini: Kosova rrezikon t’i humbas 90 milionë euro nga Banka Botërore për shkak të tensioneve politike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një financim prej 90 milionë eurosh nga Banka Botërore, i cili është alokuar që nga maji i vitit të kaluar, por ende nuk është ratifikuar nga Kuvendi për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini në një intervistë për dokumentarin “Expose”, thotë se humbja e 90 milionë eurove është lajm i keq ku LVV ka përgjegjësinë më të madhe për konstituimin e Kuvendit.

“Dua të zbulohet faktori bllokues i Kuvendit dhe kujt po ia adreson këtë ankesë Murati, kur ne të tjerët jemi të pafuqishëm që të ndryshojmë mendjen e deputetëve në Kuvend, sepse ne ua kemi dhënë votën atyre deputeëve dhe ata duhet të ndryshojnë qasjen. Humbja e 90 milionë euro është lajm i keq por është pikërisht subjekti i LVV i cili ka përgjegjësinë më të madhe për konstituimin e Kuvendit dhe partitë e tjera. Nuk janë vetëm 90 milionë por janë shumë më shumë miliona, ku qeveria e vendit e ka sjell Kosovën në këtë situatë ku po humbim miliona të përditshëm”, tha ai.

Shahini thekson se fajtori kryesor për 90 milionë euro është qeveria e vendit dhe subjekti politik që është në krye të qeverisë, por sipas tij fajtor janë edhe partitë tjera që nuk po arrijnë të konstituojnë Kuvendin.

“Fajtori kryesor për 90 milionë euro është qeveria e vendit dhe subjekti politik në krye të qeverisë që është por edhe partitë tjera që nuk po e konstituojnë Kuvendin dhe nuk po arrijnë marrëveshje. Është e pakuptimtë se si qeveria aktuale ka 48 deputetë dhe nuk mund ti bëjë edhe 3-4 vota të tjera për me bë qeverinë. Dikur partitë e tjera i marshin rreth 30 deputetë dhe i bëjshin 81 deputetë, kjo ka tregu demokraci dhe bashkëpunim, qeveria aktuale nuk po dëshiron që të bashkëpunoj me deputetë, me partitë në mënyrë që të del vendi nga ngërci që mos ti humbim këta shumë miliona dhe shumë më shumë miliona edhe nga sanksionet ekonomike”, u shpreh Shahini.

Ndër të tjera ai thotë se humbjet janë shumë më të mëdha, ku tash e 2 vite për shkak të sanksioneve nga Bashkimi Evropian humbjet janë mbi 1 miliardë euro.

Gjithashtu ai tregon se qeveria nuk ka arritë të mbështesë ekonominë prodhuese dhe biznesin vendor, edhe pse kishin shpresuar se qeveria aktuale do ti bashkohej misionit të AKB-së për të mbështetur prodhimin vendor.

“Humbjet janë mbi 1 miliardë euro, duke përfshirë këtu tash po thuajse 2 vite e më shumë të sanksioneve ekonomike dhe sanksionet janë kryesisht kundërpërgjigjje e qeverisë aktuale nga EU dhe parterët tjerë ndërkombëtarë. Pse ekonomia e Kosovës është në këtë gjendje përgjegjës prap është qeveria e vendit, nuk mund askush të adreson gishin nga dikush tjetër, pse energjia elektrike është më e shtrenjta në Europë në Kosovë duhet prap të shikohet në drejtimin e qeverisë se vendit pse e ka leju një gjë të tillë, pse rënia ekonomike nga 4.4 e parashikmev ka ra tash në 3.65 sipas Bankës Botërore, është prap problemi i qeverisë së vendit.

Dhe pse janë ngrit çmimet në Republikën e Kosovës është një problem që Kosova nvaret nga importet dhe vitin e kaluar kanë shkuar importet në 6.3 miliardë euro dhe qeveria nuk ka arritë ta mbështetë ekonominë prodhuese, përpunuese dhe biznesin vendor dhe ne kemi shpresuar në qeverinë aktuale që do ti bashkohet misionit të AKB për të mbështet prodhimin vendor. Ne kemi besuar se qeveria aktuale do të bëjë shumë më shumë për prodhuesit vendorë, sepse në të kaluarën propaganda ka qenë e tillë, ka qenë i vetmi subjekt jo qeveritar që e ka mbështet iniciativët e prodhuesve vendorë dhe tash kur është në krye të qeverisë iniciativat prodhuese dhe të biznesseve janë të pambështetura përkundrazi energjinë elektrike e kemi më të shtrejntën në Ballkanin Përendimorë dhe në Europë”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë, konfiskohen mbi 13 mijë euro

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë, konfiskohen mbi 13 mijë euro
28/08/2026 - 11:06

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 54 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar të Kullës. Sipas Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti të përzgjedhur...

Më shumëDetails

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 27 ankesa

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 27 ankesa
28/08/2026 - 10:51

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 27 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen 12...

Më shumëDetails

Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës
28/08/2026 - 10:27

Në seancën gjyqësore ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës, mbrojtja ka hequr dorë nga marrja në pyetje e të pandehurit, ndërsa deklarimet e tij do t’i...

Më shumëDetails

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës
28/08/2026 - 10:09

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar vendimin e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila e ushtron edhe pozitën e detyrës së presidentes, për dhënien e shtetësisë...

Më shumëDetails

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani
28/08/2026 - 09:54

Një delegacion i kadetëve nga Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, e cila është mbajtur në...

Më shumëDetails

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndrron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndrron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
28/08/2026 - 09:52

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka vdekur pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra nga zjarri që përfshiu një hotel në Lungomare të Vlorës, më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    446 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 112

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë