Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 27 ankesa

28/08/2026 - 10:51
në Lajme
A A
Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 27 ankesa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 27 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen 12 nga to, të miratohen pjesërisht pesë, pesë të refuzohen, katër ankesa të shpallen të patrajtueshme, ndërkaq për një ankesë është konstatuar se është zgjidhur me ndërmjetësim mes palëve.

Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II – Raportimi i së vërtetës, Kapitullit III – Nxitja dhe gjuha e urrejtjes, Kapitullit IV – E drejta për t’u përgjigjur dhe Kapitullit VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.

KMShK ka miratuar ankesën e Blue Diamond Renta Car Sh.P.K., përkatësisht E. D. dhe R. D. përfaqësuar nga avokati Rinor P. Bajrami kundër Gazetaekskluzive.com për dy video të publikuara në profilin e medias në Facebook, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur.

KMShK ka miratuar ankesën e Zyrës së Kryetares së Kuvendit të Kosovës kundër Nacionale.com për shkrimin me titull “Kapet edhe administrata e Kuvendit, Haxhiu e bën u.d. të Sekretarit të Përgjithshëm shoqen e saj”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur.

KMShK ka miratuar ankesën e E. R. kundër Sinjali.com lidhur me një shkrim në të cilin publikohet emri i një personi, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e H. P., përfaqësuar nga avokati Visar Hoxha, kundër Sinjali.com për shkrimet me tituj “Ekskluzive | Ky është i plagosuri në të shtënat me armë në Prizren – Ndodhet në Emergjencë”, “Ekskluzive: Ky është i dyshuari kryesor për plagosjen e H. P. në Prizren” dhe “Prokuroria konfirmon për Sinjalin ndalimin e të dyshuarit për plagosjen e H. P. në Prizren – hetohet për tri vepra penale”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e A. B. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “61-vjeçarja gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj në Rahovec – trupi dërgohet për obduksion”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Kosova.info për shkrimin me titull “Arrestohet Sh. B., i dyshuari për pjesëmarrje në masakrën ndaj civilëve në Krushën e Vogël”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Indeksonline.net për shkrimet me tituj “Arrestohet një shtetas turk i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës”, “Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte për Masakrën e Krushës” dhe “Policia mohon arrestimin e shtetasit turk: U paraqit si ankues, pas intervistimit u lirua”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Gazetaekskluzive.com për shkrimin me titull “Sh. ka punu për milicinë serbe”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Gazetaeprizrenit.net për shkrimin me titull “Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte për Masakrën e Krushës”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Prizrenpress.com për shkrimin me titull “Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte për Masakrën e Krushës”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Gazetablic.com për shkrimin me titull “Ky është i dyshuari turk i arrestuar për krime lufte për Masakrën e Krushës”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë.

KMShK ka miratuar ankesën e F. M. kundër Voxkosova.com për shkrimin me titull “’Gruaja e Millosheviqit – Sveçla përmend Vulinin si ‘numrin dy’ të Mira Markoviqit, harron se F. M. i VV-së ishte pjesë e partisë së saj”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e F. S. kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “Beteja për mëditje: Si përfundoi në FFK prokurorja që mbylli dosjen e skandaleve të Agim Ademit?”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe kapitujt II dhe VII, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Sh. E. kundër Sinjali.com për shkrimet me tituj “Ekskluzive | Pezullohet për 6 muaj pa pagesë inspektori i Autoritetit të Konkurrencës, Komisioni Disiplinor konstaton shkelje të rënda” dhe “Inspektori i Autoritetit të Konkurrencës s’e respekton pezullimin, vazhdon të paraqitet në punë”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur. Ndërkaq, për shkrimin me titull “Suspendohet nga puna zyrtari i AKRK-së Sh. E.” KMShK nuk mundi të marrë vendim, pasi që ka kaluar afati procedural për inicimin e ankesës.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Kabinetit të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës kundër Voxkosova.com për shkrimin me titull “I pushtetit: Kryeprokurori i ri i Shtetit i ulur këmbëkryq në prehrin e Vetëvendosjes”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e S. B., përfaqësuar nga avokati Amer Alija, kundër Klankosova.tv për shkrimet me tituj “Turku i dyshuar për krime lufte në Krushë u denoncua publikisht nga Esat Shala në Klan Kosova”, “Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte”, “Ky është personi që dyshohet se u arrestua për krime lufte për Masakrën e Krushës” dhe “Arrestohet një shtetas turk, i dyshuar për pjesëmarrje në Masakrën e Krushës”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe VII të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e së vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht mbrojtjen e privatësisë, por jo edhe Kapitulli III, i cili ka të bëjë me nxitjen e gjuhës së urrejtjes, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Z. G. kundër Frontonline.net për shkrimin me titull “Barnatore pa farmacistë dhe barna ilegale në disa barnatore të Klinës”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur, por jo edhe Kapitulli II, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e I. A., përfaqësuar nga avokati Ekrem Agushi, kundër Jepize,com për një shkrim të publikuar në profilin e medias në Facebook, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e L. S., përfaqësuar nga avokati Gëzim Hoti, kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “Qesharake | Kryetari i Gjykatës në Pejë takon punëtoren e tij, lëshon komunikatë”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e F. R., përfaqësuar nga avokati Valdrin Islami, kundër Veriu.info për shkrimin me titull “Dosja – 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – Prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e policisë (emrat)”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e Kabinetit të Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës kundër Voxkosova.com për shkrimin me titull “Pallati i shpenzimeve, mbi 200 mijë euro të harxhuara nga Zyra e Presidentes për gjashtë muaj”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e të vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e “Inna Dental Clinic” kundër Veriu.info për shkrimin me titull “’10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në ‘Inna Dental Clinic’, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. F. Xh.”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e A. H. kundër Lajm nga Drenasi (faqe në Facebook), pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtjet e prodhuara nga faqet ose profilet në rrjete sociale.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) kundër Gazeta për Infermier (faqe në Facebook), pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtjet e prodhuara nga faqet ose profilet në rrjete sociale.

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e L. R. kundër TV Klan Kosova, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtjet e transmetuara në televizion. Pala ankuese mund t’i drejtohet Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).

KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e A. Th. kundër një individi, për një video të publikuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë ankesat ndaj individëve.

KMShK ka konstatuar se ankesa e V. F. kundër Shqip.com është zgjidhur me ndërmjetësim mes palëve, sipas udhëzimeve të KMShK-së.

JU REKOMANDOJMË

Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës
28/08/2026 - 10:27

Në seancën gjyqësore ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës, mbrojtja ka hequr dorë nga marrja në pyetje e të pandehurit, ndërsa deklarimet e tij do t’i...

Më shumëDetails

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës
28/08/2026 - 10:09

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar vendimin e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila e ushtron edhe pozitën e detyrës së presidentes, për dhënien e shtetësisë...

Më shumëDetails

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani
28/08/2026 - 09:54

Një delegacion i kadetëve nga Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, e cila është mbajtur në...

Më shumëDetails

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndrron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndrron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
28/08/2026 - 09:52

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka vdekur pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra nga zjarri që përfshiu një hotel në Lungomare të Vlorës, më...

Më shumëDetails

Grabitje në mesnatë te “Maxi24” në Prishtinë – personi me kapuç kërcënon arkëtarin, merr 250 euro dhe zhduket

Grabitje në mesnatë te “Maxi24” në Prishtinë – personi me kapuç kërcënon arkëtarin, merr 250 euro dhe zhduket
28/08/2026 - 09:40

Një grabitje nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë, ku një person ende i paidentifikuar ka hyrë në një market, ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca
28/08/2026 - 09:19

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për 28 gusht 2026. Sipas njoftimit, çmimi maksimal për naftën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    446 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 112
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë