Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Murati po bën propagandë, i kanë marrë peng zyrat e institucioneve

28/06/2025 - 22:07
në Lajme
A A
Bajrami: Murati po bën propagandë, i kanë marrë peng zyrat e institucioneve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janë bërë katër muaj e gjysmë që nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare në Kosovë. Pavarësisht kësaj, vendi vazhdon të jetë pa institucione të reja.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar të bëhet për 38 herë radhazi, me seanca të mbajtura çdo 48 orë, që nuk zgjasin më shumë se 4 minuta.

E, kriza institucionale duket se po i shkakton dëm të madh vendit në shumë aspekte dhe humbje të miliona eurove në ekonomi.

Qindra miliona euro rrezikon t’i humbë Kosova nga plani i rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, për shkak të mos themelimit të institucioneve. Kosova do të përfitonte nga ky fond 880 milionë euro, por marrëveshjet duhet të ratifikohen në Kuvend.

Përpos këtyre, 90 milionë euro të tjera janë të alokuara  për Kosovën, të cilat po ashtu presin ratifikimin nga Kuvendi. Megjithatë, këto mjete po presin ratifikim që nga muaji maj i vitit të kaluar, e që rrezikojnë të humbin nëse nuk ratifikohen në Kuvend deri në muajin shtator.

Ishte ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati, ai që fajësoi partitë ish opozitare për mos ratifikim të marrëveshjeve ndërkombëtare

“Banka Botërore e as bota nuk mund të na presin pafundësisht. Nëse marrëveshja për 90 milionë euro me kamatë 0% nuk ratifikohet deri në shtator, ekziston rreziku shumë i lartë që këto mjetet t’i merren Kosovës dhe t’i jepen një shteti tjetër.

Prandaj është jetike që opozita të reflektojë dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit, e pastaj edhe të votojë këtë marrëveshje. Inatet politike nuk do të duhej t’i kushtonin shtetit tonë”, ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.

Mirëpo, deputetë të partive të tjera politike kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokadë institucionale e përgjegjëse për humbjen e qindra miliona eurove që do të mund t’i përfitonte Kosova.

Ndërsa, njohës të ekonomisë kanë kritikuar deputetët si të zgjedhur të popullit për mos konstituim të Kuvendit.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se Hekuran Murati po bën propagandë, duke theksuar se se qindra miliona euro grante nga BE-ja janë të pezulluara që 2 vite për shkak të politikave amatoreske të Kurtit dhe qeverisë së tij, që i sollën sanksione Kosovës.

“Deputeti Murati si zakonisht në këto pesë vite mundohet të bëjë propagandë dhe ta dezinformojë publikun. Edhe kjo ishte një tentativë e tij për ta minimizuar ngërçin institucional dhe krizën politike që mbretëron në vend sepse ta reduktosh krizën politike në pasoja të një kredie prej 90 milionëve, kjo është më tepër se naivitet. Por, ajo për të cilën nuk është deklaruar z.Murati asnjëherë janë qindra miliona euro të bllokuara nga ana e BE-së, që janë grante të pezulluara që 2 vite për shkak të masave të BE-së që i janë vendosur Kosovës për shkak të politikave amatoreske dhe populiste të Kurtit dhe qeverisë së tij. Sot 2 vite Kosova nuk ka qasje dhe janë bllokuar me qindra miliona projekte”, ka thënë ajo.

Sipas saj, marrëveshja për mjetet nga Banka Botërore janë nga legjislatura e kaluar, të cilat LDK i ka votuar e që është përgjegjësi e ministrit të financave që t’i sigurojë votat.

“Ne jemi duke humbur shumë për shkak të krizës, qytetarët e vendit po përballen me probleme të shumta për shkak të krizës institucionale . Një krizë dhe një mafi energjetike është duke dëmtuar interesin e qytetarit në baza ditore. Në anën tjetër, marrëveshja për të cilën z.Murati ka folur ka qenë e prezantuar edhe në legjislaturën e kaluar, është pikërisht përgjegjësi e ministrit të financave që t’i bëjë votat. LDK pavarësisht qasjes tepër jo të mirë të z.Murati, i ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, kanë qenë 2 marrëveshje për të cilat kemi qenë kundër por edhe ato kanë kaluar, ndërsa tjerat i kemi votuar. Ka qenë pikërisht z.Murati i cili ka ardhur para seancave ka ofenduar deputetët dhe kështu ka humbur mbështetjen e tyre, është dështimi e përgjegjësia e tij në qoftë se këto projekte nuk janë implementuar”, ka shtuar ajo.

Deputetja Bajrami thotë se Murati dhe të tjerët i kanë marrë peng zyrat e qeverisë dhe po veprojnë pa legjitimitet. Sipas saj, ata e kanë lënë Kosovën prapa në zbatim të projekteve kapitale.

“Unë dje shikova seritë kohore të ministrisë së financave, deri në fund të majit ne kemi implementim të projekteve kapitale vetëm 99 milionë euro. Imagjinoni. Nuk është poenta që Kosova po humb nga kreditë por Kosova është tepër mbrapa në zbatimin e projekteve kapitale, pikërisht për shkak të ngërçit institucional sepse nuk ka kush t’i mbikëqyr punët, s’ka kush që të bëjë kërkesa për punë e të caktojë objektiva. Z.Murati dhe të tjerët që i kanë marrë peng zyrat e institucioneve të Kosovës janë aty pa legjitimitet dhe pa autoritet. Prej kur kemi ushtruar kallëzimet penale, janë aty për të ushtruar ndikim politik te punësimet, tenderët e gjërat tjera por kjo është joligjore”, është shprehur ajo.

Mirëpo, deputetja e LDK-së potencon se Kosova nuk rrezikon të humbë të drejtën për kredi, por varet se kush është kryeministër e ministër.

“Kosova nuk rrezikon asnjëherë të humb të drejtën këto kredi, krejt varet kush është ministër i financave dhe kryeministër. Kosova asnjëherë nuk ka pasur problem që të ketë qasje në kredinë e institucioneve financiare ndërkombëtare. Është fatkeqësi e madhe që Kosova nuk po implementon buxhetin e vet që e ka në dispozicion dhe gjithashtu po humbin qindra miliona euro. Kosova ende nuk ka qasje në fondin e rritjes, për shkak të masave të BE-së, për të gjitha këto, përgjegjëse është Lëvizja Vetëvendosje”, ka theksuar Bajrami.

JU REKOMANDOJMË

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë, konfiskohen mbi 13 mijë euro

Dogana zbulon mbi 54 mijë euro të padeklaruara në Kullë, konfiskohen mbi 13 mijë euro
28/08/2026 - 11:06

Dogana e Kosovës ka zbuluar mbi 54 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar të Kullës. Sipas Doganës, gjatë kontrollit të një automjeti të përzgjedhur...

Më shumëDetails

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 27 ankesa

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 27 ankesa
28/08/2026 - 10:51

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 27 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen 12...

Më shumëDetails

Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës

Parashkruhet njëra vepër, ndryshohet aktakuza ndaj Sveçlës
28/08/2026 - 10:27

Në seancën gjyqësore ndaj Xhelal Sveçlës për rastin e gazit lotsjellës, mbrojtja ka hequr dorë nga marrja në pyetje e të pandehurit, ndërsa deklarimet e tij do t’i...

Më shumëDetails

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës
28/08/2026 - 10:09

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar vendimin e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila e ushtron edhe pozitën e detyrës së presidentes, për dhënien e shtetësisë...

Më shumëDetails

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani
28/08/2026 - 09:54

Një delegacion i kadetëve nga Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, e cila është mbajtur në...

Më shumëDetails

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndrron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndrron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
28/08/2026 - 09:52

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka vdekur pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra nga zjarri që përfshiu një hotel në Lungomare të Vlorës, më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    446 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 112

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë