Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kupchan: SHBA do të riangazhohet në dialogun Kosovë-Serbi, Trump do t’i sjellë liderët e të dy vendeve në Zyrën Ovale

29/06/2025 - 09:35
në Kryesore, Lajme
A A
Kupchan: SHBA do të riangazhohet në dialogun Kosovë-Serbi, Trump do t’i sjellë liderët e të dy vendeve në Zyrën Ovale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në muajt e ardhshëm mund të ketë një riangazhim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe ulje në tryezën e Zyrës Ovale të liderëve të dy vendeve. Këtë e paralajmëroi Cherles Kupchan Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA.

Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Barack Obamës tha se çfarë mund të ndodhë në Ballkan por edhe arenën globale.

“Në mandatin e parë bëri progres në lidhjet e Kosovës e Serbisë dhe njohjet e Izraelit. Europa duhet të mendojë që të drejtojë këtë proces. Për sigurinë e vet dhe SHBA të jetë më e lirë për të qëndruar në indiano-paqësor. Në 6-8 muajt e ardhshëm do të shihni ulje të pranisë ushtarake në Europë. Mendoj se do të shihni edhe një riangazhim të Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi dhe Trump që të sjellë liderët e dy vendeve në Zyrën Ovale, Trump e sheh veten e tij si paqebërës”, tha ai në “Off the Record” në A2 CNN.

Kupchan u shpreh besimplotë për arritjen e kompromisit të vështirë e të dhimbshëm, siç e cilësoi – të paqes mes dy vendeve.

“Ne kemi ende në tavolinë një perspektivë që ofron dritë në fund të tunelit dhe është marrëveshja që negociatorët e BE dhe palët ranë dakord megjithëse nuk e nënshkruan. Por deri tani ne jemi në një pozitë të vështirë se pa qëndrueshmëri politike në Beograd dhe të njëjtën në Prishtinë. Mendoj që do arrijë një ditë dhe jo shumë larg në kohë që të dy vendet të bëjnë kompromisin e vështirë e të dhimbshëm për të arritur paqen. Kurti ka bërë disa gabime gjatë mandatit të tij, që ka ndërmarrë veprime megjithëse kanë konsistente me të drejtën e Kosovës për sovranitet, ishin provokative dhe bënë hapa pas në dialog. Por nuk është përgjegjësia e kosovës se pala që ka tërhequr këmbën zvarrë është Serbia, por duhet që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë kompromisin e vështirë”, tha ai.

Kupchan u shpreh optimist për integrimin e Ballkanit në NATO dhe BE dhe nuk shikon rikthimin e konflikteve në shkallë të gjerë.

“Ne kemi ende shumë punë për të bërë në Ballkan. Prishtina ka pësuar zhvillim të madh, por marrëdhëniet me Serbinë ngelen të dobëta. Në Bosnjë Hercegovinë qeveria ngelet e ndarë në vija etnike, Republika Srpska mbetet aktor i vështirë, Rusia e përdor këtë hapësirë në Serbi për të përfituar avantazh nga këto boshllëqe në rajon. Nuk pres rikthim të një konflikti të një shkalle të gjerë, por është shumë e rëndësishme për SHBA e BE që të drejtojnë e përdorin diplomacinë për të shtyrë Prishtinën e Beogradin që të ecin përpara. Ka ende shumë punë për të bërë por jam optimist për rezultatin final. Parashikoj integrimin e plotë të Ballkanit në BE e NATO”.

JU REKOMANDOJMË

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës
28/08/2026 - 10:09

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar vendimin e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila e ushtron edhe pozitën e detyrës së presidentes, për dhënien e shtetësisë...

Më shumëDetails

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani
28/08/2026 - 09:54

Një delegacion i kadetëve nga Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, e cila është mbajtur në...

Më shumëDetails

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndrron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndrron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
28/08/2026 - 09:52

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka vdekur pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra nga zjarri që përfshiu një hotel në Lungomare të Vlorës, më...

Më shumëDetails

Grabitje në mesnatë te “Maxi24” në Prishtinë – personi me kapuç kërcënon arkëtarin, merr 250 euro dhe zhduket

Grabitje në mesnatë te “Maxi24” në Prishtinë – personi me kapuç kërcënon arkëtarin, merr 250 euro dhe zhduket
28/08/2026 - 09:40

Një grabitje nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë, ku një person ende i paidentifikuar ka hyrë në një market, ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca
28/08/2026 - 09:19

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për 28 gusht 2026. Sipas njoftimit, çmimi maksimal për naftën...

Më shumëDetails

Suspendohet nga puna gjyqtari i arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Suspendohet nga puna gjyqtari i arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare
28/08/2026 - 08:52

Pas arrestimit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Avdirrahman Gashi. Vendimi është marrë gjatë takimit të 371-të të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    446 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 112
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë