Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti dhe Rama përplasen me deklarata në vënie të gur themelit të çerdhes për fëmijë

30/06/2025 - 11:31
në Lajme
A A
Kurti dhe Rama përplasen me deklarata në vënie të gur themelit të çerdhes për fëmijë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, janë përplasur me deklarata të drejtpërdrejta gjatë ceremonisë së vendosjes së gur themelit për një çerdhe në Bardhosh të Prishtinës.

Fjalimet e tyre, nxorën në pah mospajtimet mes nivelit lokal dhe atij qendror sa i përket bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve për kryeqytetin.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i bëri thirrje publike Kurtit që të zhbllokojë buxhetin e komunës, duke përmendur projektet e mëdha të ngecura për shkak të mungesës së bashkëpunimit.

“Është mirë kur kemi një bashkëpunim mes nivelit qendror edhe kryeqytetit, edhe po e shohim tashti një fillim të mirëfilltë këtu me një çerdhe në Bardhosh. Kemi edhe një numër të madh të projekteve në kryeqytet, që unë kisha dashur me iu lut kryeministrit në detyrë publikisht që të zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit, i cili tashmë është i bllokuar, bartja po ashtu. Projekte të mëdha si unaza e kryeqytetit që është 206 milionë, 82 janë, edhe ato mundemi me i shty përpara. Janë projekte për kryeqytetin. Po ashtu të takohemi, se nuk jemi takuar ende këto katër vjet unë e kryeministri për të mirën e kryeqytetit. Pra, edhe këto projekte janë minore në raport me projektet tjera madhore që janë me rëndësi të madhe për kryeqytetin. Të bëhemi bashkë e t’u grahim proceseve të mëdha, e jo këtyre të voglave” , tha Rama.

Por, kryeministri në detyrë Albin Kurti iu kundërpërgjigj, duke e kritikuar Ramën për mënyrën si i cilësoi projektet dhe duke aluduar në humbjen e tij në zgjedhjet lokale.

“Së pari, fëmijët janë të vegjël, por asnjë çerdhe nuk është minore. Çdo çerdhe duhet të trajtohet me seriozitet. Së dyti, unë e kam takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës disa herë në zyrën time dhe investimet janë 12 milionë e 243 mijë euro në fushën e arsimit në kryeqytet. Dhe këtu jemi për fushën e arsimit, jo për çështje të tjera. Kemi edhe investime të tjera, por investimet madhore që janë shumëvjeçare kërkojnë planifikime të tjera. Ky është një plan shumëvjeçar, të cilin duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër. E, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, tha Kurti./E.O/

JU REKOMANDOJMË

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!
28/08/2026 - 00:21

Më 16 shtator, Haga pritet të jehojë nga zëri i mërgatës shqiptare, e cila po mobilizohet për të shprehur mbështetjen e fuqishme për krerët e UÇK-së, në ditën...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë
27/08/2026 - 23:04

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rrezik i...

Më shumëDetails

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje
27/08/2026 - 22:41

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se Vetëvendosjes nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje. “Rezultatet e fundit kanë treguar se është në rënie të...

Më shumëDetails

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
27/08/2026 - 22:36

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka pritur në selinë e NATO-s Nënsekretarin e Luftës të SHBA-së për Politikë, Elbridge A. Colby. Z. Colby u takua me...

Më shumëDetails

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh
27/08/2026 - 22:24

Daut Haradinaj, ka folur për informatat që, sipas tij, u dërgohen deputetëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, duke thënë se disa prej tyre shoqërohen edhe me prova. “Personalisht, kontakte...

Më shumëDetails

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator
27/08/2026 - 21:52

Veprimtari i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, ka bërë thirrje që mërgata shqiptare të mobilizohet më 16 shtator pranë Gjykatës Speciale në Hagë, në ditën kur pritet të shpallet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë