Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata hedhë poshtë aktakuzën ndaj oligarkëve Ekrem Llukës, Klodian Allajbeut dhe të tjerëve – akuzoheshin për shpërlarje të parave e falsifim

30/06/2025 - 17:21
në Lajme
A A
Gjykata hedhë poshtë aktakuzën ndaj oligarkëve Ekrem Llukës, Klodian Allajbeut dhe të tjerëve – akuzoheshin për shpërlarje të parave e falsifim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktakuza e ngritur me pretendimet për falsifikim dokumentesh ndaj biznesmenëve dhe pronarëve të Spitalit Amerikan dhe Qendrës Kardiake të Kosovës është hedhur poshtë nga Gjykata e Prishtinës në fazën e parë të konfirmimit të saj.

Me vendimin e datës 27.05.2025, gjykatësi Vesel Ismajli e ka hedhur poshtë aktakuzën e ngritur nga prokurori special Dren Paca, ndaj Ekrem Llukës, Klodian Allajbeut dhe të tjerëve duke e arsyetuar me mungesë të veprës penale në këtë rast.

Me vendimin e datës  27.05.2025, Gjykata ka konstatuar se aktakuza e ngritur ndaj tyre nuk përfshin prova të mjaftueshme që veprat penale të jenë kryer nga të pandehurit.

“Dokumentet e konsideruara si të falsifikuara janë nënshkruar nga persona të autorizuar dhe nuk ka ndërhyrje që do të plotësonin elementet e veprës penale të falsifikimit sipas nenit 390 të KPRK. Vepra e shpëlarjes së parave nuk mund të ekzistojë pa një vepër paraprake penale të provuar. Prokuroria ka aplikuar gabimisht Kodin Penal të vitit 2019 për vepra të pretenduara të kryera në vitet 2014-2015, kur ka qenë në fuqi Kodi Penal i vitit 2012, i cili ka dispozita më të favorshme”- thuhet në konstatimet e Gjykatës.

Gjykata Themelore e Prishtinës thekson në Aktvendim se për pushim të procedurës penale ndaj të gjithë të akuzuarve vendosi pasi konstatoi mungesë të provave në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Vendimi i gjykatësit konstaton se në rast nuk u dokumentua vepra penale e falsifikimit të dokumenteve dhe si rrjedhojë nuk ekziston as vepra e shpëlarjes së parave.

“Karakteristikë e veprës penale falsifikimi i dokumentit është ajo se dokumenti nuk rrjedh nga personi i cili është shënuar në të si lëshues (dhënës) i tij. Atë e bën të rremë fakti sa ai i është atribuuar personit i cili nuk e ka lëshuar atë dhe tentohet që të krijohet përshtypja se pikërisht një person i caktuar është lëshues (dhënës) i tij (dokumentit), edhe pse në fakt ai nuk e ka lëshuar. Dokumenti i rremë ekziston edhe atëherë kur përmbajtja e tij është e saktë, por atë nuk e ka lëshuar personi i cili në dokument është shënuar si lëshues (dhënës) i tij”- sqaron Gjykata në Aktvendim.

Gjykata thekson se “përpilimi është hartim i plotë apo i pjesshëm i dokumentit të rremë, përpilimi i plotë i dokumentit do të ekzistonte atëherë kur ndonjë personi i atribuohet deklarata të cilën ai fare nuk e ka dhënë”.

“Vepra penale ekziston dhe në situatën ku personi i shënuar në dokument nuk ekziston fare apo ka vdekur. Përpilimi i rremë ekziston edhe atëherë kur është përpiluar pjesërisht dokumenti i rremë – në dokumentin ekzistues origjinal (të vërtetë) një pjesë fshihet, i jepet përmbajtje tjetër, i shtohet emri edhe i ndonjë personi, përpos dhënësit të dokumentit, apo shlyhet emri i ndonjë personi që është lëshues (dhënës) i dokumentit, etj”.

Në vendimin e saj gjykata konstatoi se “nuk kemi të bëjmë me falsifikim dokumenti, edhe në ato situata kur dokumenti është nënshkruar nga personi i autorizuar (nënshkrimi është autentik – origjinal), por përmbajtja e tij është e pa vërtetë ose e pavlefshme”.

Në lidhje me pastrimin e parave, Gjykata gjeti se Prokuroria nuk e arsyetoi saktësisht me argumente këtë pretendim për secilin të akuzuar “cilat para i ka përfituar me veprime të paligjshme (shuma e parave për secilin të pandehur), dhe saktësisht ku i ka pastruar ato, duke saktësuar mënyrën e shpëlarjes, cilën pronë e ka blerë pikërisht me ato para të pista”.

“Meqenëse bëhet fjalë për kompanitë fitimprurëse, të cilat kanë të hyra të ndryshme vjetore nga veprimtaria e tyre (pra, nuk kanë pasur si burim të vetëm paratë e supozuara të paligjshme), lindë pyetja që kërkon sqarim: me cilat prova prokuroria ka vërtetuar se pikërisht me ato para të paligjshme janë blerë “prona imagjinare”, dhe jo me paratë e ligjshme në kuadër të biznesit të tyre? Këtë përgjigje nuk e ka dhënë prokurori, nuk ka argumentuar, e që ky pretendim ngelet vetëm nën suaza të “supozimeve-hamendësimeve” por jo pretendim i argumentuar me prova të pakontestueshme”- thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore.

Derisa Prokuroria në dispozitivin ku përshkruan veprat penale të pastrimit të parave “nuk përmend asnjë provë konkrete, asnjë xhirollogari konkrete, asnjë transfer konkret të realizuar me paratë e supozuara të pista”, Gjykata thotë se ka kërkuar konfiskim konkret të pronave, “duke mos i identifikuar se ku ndodhen, pa dhënë asnjë argument të vetëm se me cilat prova ka vërtetuar prokuroria se pikërisht këto prona, transfere parash apo xhirollogari janë produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumenteve”.

“Shitblerjet janë të ligjshme vetëm kur kryhen me transaksione bankare, dhe transferi i parave kontrollohet me rigorozitet nga mekanizmat mbikëqyrës të bankave. Po të mos i kishin arsyetuar ato para me dëshmi të ligjshme, nuk do të mund të realizonin transfere të tilla dhe nuk rezulton se së paku te ndonjëri nga këto veprime që prokurori po i vlerëson si vepra penale të jenë ndëshkuar së paku me gjoba administrative”- thuhet në arsyetimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Vendimi i gjykatës erdhi pas seancës në të cilën të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm.

Prokuroria ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./Kallxo/

Ekrem Lluka, Klodian Allajbeu dhe të tjerët deklarohen për akuzën për shpëlarje parash përmes falsifikimit të dokumenteve

Ekrem Lluka, Klodian Allajbeu i “Spitalit Amerikan” dhe të tjerët dalin në gjyq për shpëlarje parash – Seanca ndëprehet shkaku i shkresave të lëndës

Aktakuza e Prokurorisë Speciale që prek pronarët e mediave, Ekrem Lluka dhe Klodian Allajbeu

JU REKOMANDOJMË

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Lajme

Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

30/06/2025 - 23:13
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Kryesore

Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

30/06/2025 - 22:38
Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë
Kryesore

Analisti Vehbi Kajtazi: Kurtit duhet me ia ndalu hyrjen në zyre të qeverisë

30/06/2025 - 22:16
Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur
Kryesore

Gruda: Nuk ka bazë për votim të fshehtë, praktika e sotme parlamentare është votimi i hapur

30/06/2025 - 21:54
“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”
Kryesore

“Osmani më e pëlqyer se Kurti në të gjitha nivelet e arsimit të votuesve”

30/06/2025 - 21:39
Valon Syla, me ironi: Po i thonë opozitës çohu se Albini s’po mundet me rrejtë vetë më
Kryesore

Valon Syla reagon pas arrestimit: Nuk kam ushtruar dhunë, u linçova si monstrum i dhunshëm

30/06/2025 - 20:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    Polici dhe djali i ish-eprorit policor përkrah rrahjen e qytetarit në Klinë nga të dyshuarit kolegët e tij

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Firma e biznesmenit të afërt me Elmi Reçicën e PDK-së futet në Listën e Zezë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ky është i dyshuari shqiptar që u arrestua për rrahjen në veri, i ndaluar për 48-orë

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Impakti Veriu.info/Nga mohimi në pranim: Kuvendi Komunal korrigjon vendimin për Hartën Zonale – VV bën ‘filma’, braktis seancën

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë