Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars

30/06/2025 - 17:43
në Kryesore, Lajme
A A
Impakti Veriu.info/Kuvendi Komunal i Ferizajt anulon dy vendime të kundërligjshme qe i kishte marrë në mars
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi Komunal i Ferizajt ka anuluar dy vendime që i kishte marrë në mars 2025, për të cilat MAPL pas hulumtimit të Veriu.info kishte konstatuar se janë të kundërligjshme.

Në seancën e mbajtur sot Kuvendi Komunal i Ferizajt ka anuluar vendimin për shkarkimin e nënkryetarit të Komunës për komunitete, Danush Ademi.

Po ashtu në këtë seancë është anuluar edhe vendimi për emërimit e nënkryetarit për komunitete, Qazim Rrahmani.

Deri te anulumi i këtyre dy vendime nga Kuvendi Komunal i Ferizajt ka ardhur pas një hulumtimi të Veriu.info, ku gazeta kishte publikuar një artikull ku argumentohej se këto vendime ishin të kundërligjshme.

Kryetarit Aliu i shkarkohet dhe emërohet nënkryetari kundërligjshëm nga Kuvendi Komunal

Kjo pasi që Ligji për Vetëqeverisje Lokale thotë se propozimin për emërimin apo shkarkimin e nënkryetarit për komunitete e jep kryetari i komunës, përderisa në rastin e Ferizajt këto propozime i kishte dhënë asamblistja Pakize Bujani.

Veriu.info më pas i ishte drejtuar me pyetje Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila në një përgigje të dhënë për Veriu.info më datë 22 maj kishte konfirmuar se këto dy vendime të Kuvendit Komunal të Ferizajt janë të kundërligjshme.

Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

“Vendimi 01.Nr.31 të datës 28.03.2025 për shkarkimin e Nënkryetarit të Komunës për Komunitetit në Komunën Ferizajt., nga MAPL është vlerësuar së është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhej ndër të tjera në përgjigjen e MAPL-së për Veriu.info.

Më pas Kuvendi Komunal i Ferizajt ishte vonuar në anulimin e këtyre dy vendimeve të kundërligjshme, pasi që në seancën e mbajtur në fund të muajit maj nuk i kishte hedhur në rend dite për anulim.

Por anulimi i këtyre dy vendimeve të kundërligjshme është bërë sot, por që aty ka ndodhur një situatë e sikletshme.

Sapo ka nisur diskutimi për anulimin e këtyre dy vendimeve të kundërligjshme, asamblisti i VV-së, Amir Rexhepi ka kërkuar fjalën dhe mënjëherë kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është ngritur me shpejtësi nga karriga dhe ka dalë jashtë.

Me anulimin e vendimit për shkarkimin e nënkryetarit për komunitete, Danush Ademi, i bie se ky duhet të rikthehet në detyrën e tij në komunë, përderisa nënkryetari Qazim Rrahmani duhet ta liroj pozitën e marrë.

Ndiqeni seancën e sotme nga minuta: 1:47:40

 

 

 

JU REKOMANDOJMË

Dega në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
04/07/2026 - 17:48

Dega e LDK-së në Austri përmes një e-maili ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë i është adresuar kreut të...

Më shumëDetails

Sveçla uron Amerikën: Uroj që idealet e Deklaratës së Pavarësisë të vazhdojnë të frymëzojnë botën edhe në shekujt që vijnë

Sveçla: Fabrika për prodhimin e municioneve, hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve të sigurisë
04/07/2026 - 17:41

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar rolin...

Më shumëDetails

Sulmi në Banjskë: BE-ja kërkon sërish drejtësi, por hesht mbi raportimet se Radoiçiqi po mbrohet nga strukturat shtetërore në Serbi

Sulmi në Banjskë: BE-ja kërkon sërish drejtësi, por hesht mbi raportimet se Radoiçiqi po mbrohet nga strukturat shtetërore në Serbi
04/07/2026 - 17:24

Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në Serbi. Nga Zyra për Shtyp e Komisionit Evropian...

Më shumëDetails

Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli

Edhe një skandal nga naftarët: “Arbëria Petrol” e Afrim Balaj u kap duke operuar pa leje, por Inspektorati i Tregut nuk e mbylli
04/07/2026 - 17:10

Veprimtaria biznesore e naftarëve të Kosovës po del të jetë një problem serioz për shtetin dhe konsumatorët, pasi që shumë prej tyre po zbulohen duke punuar ilegalisht, abuzuar...

Më shumëDetails

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK

Dega e LDK-së në Austri letër Abdixhikut: Duhet të mbani përgjegjësi për rezultatin e dobët të 7 qershorit, duam zgjedhje në LDK
04/07/2026 - 16:30

Dega e LDK’së në Austri përmes një e-maili të siguruar nga Gazeta Express ka kërkuar që të mbahen zgjedhje të brendshme në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kjo kërkesë...

Më shumëDetails

Në kampin Bondsteel, presidentja Haxhiu: Gëzuar 4 korrikun, Amerikë!

Në kampin Bondsteel, presidentja Haxhiu: Gëzuar 4 korrikun, Amerikë!
04/07/2026 - 16:05

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu bashkë me ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedonci ishin në kampin Bondsteel. “Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    Aksident me fatalitet në Babimoc të Obiliqit, dyshohet për dy të vdekur

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Plagosja e katërfishtë: Nipat donin vrasjen e dajës, shkak hakmarrja? (VIDEO)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Mirësevini mërgimtarë, “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Dosja e prokurorisë për naftarët: Babë e birë po akuzohen se parat e pista të narkotikëve i legalizuan për kontrabandimit me naftë

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë