Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

02/07/2025 - 11:01
në Lajme
A A
Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

(Radio Evropa e Lirë) Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi ka protestuar te fuqitë perëndimore, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

“Kanë bërë shumë gjëra dhe tani kemi parë që kanë vendosur gurë themele për dy ura, pa marrë pëlqimin e popullit serb dhe të njerëzve nga Mitrovica e Veriut, sepse kjo do të nënkuptonte eksod përfundimtar”, tha Vuçiq për televizionin Informer, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Më 1 korrik, Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, i cilin ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shqiptarë dhe në pjesën veriore të banuar me serbë.

Njëra urë parashihet të jetë për këmbësorë dhe tjera për automjete.

Autoritetet kosovare thanë se projekti, me një vlerë prej rreth 3 milionë eurosh, ka për qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet banorëve nga të dyja anët e lumit.

Megjithatë, reagimet në terren janë të ndryshme – disa e përkrahin këtë iniciativë, ndërsa të tjerët e shohin si të panevojshme.

Urat e reja do të vendosen në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes Kosovë-Serbi për Lirinë e Lëvizjes, të arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel.

Megjithatë, nga BE-ja i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk janë të përfshirë në këtë projekt dhe as që janë të njoftuar për të.

Sipas BE-së, çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse – duke i përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet që preken nga kjo çështje.

JU REKOMANDOJMË

7 tentime, 7 dështime – Insistimi i VV-së me rezultat të njëjtë për Haxhiun
Lajme

Dështon tentimi i 41-të për konstituimin e Kuvendit

03/07/2025 - 11:39
Miftaraj proteston para Kuvendit: As pas katër muajsh, nuk kemi Qeveri
Lajme

Miftaraj proteston para Kuvendit: As pas katër muajsh, nuk kemi Qeveri

03/07/2025 - 11:31
Haradinaj: Kurti i ndihmoi aleatët e Vuçiqit dhe Rusisë duke i përçarë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Lajme

Haradinaj: Kurti duhet të lëshojë rrugë, po e bën gjendjen më të keqe për Kosovën

03/07/2025 - 11:22
Protesta e avokatit Arianit Koci, i çon katër gomarë afër oborrit të Kuvendit
Lajme

Protesta e avokatit Arianit Koci, i çon katër gomarë afër oborrit të Kuvendit

03/07/2025 - 11:08
Osmani po i vazhdon konsultimet me partitë e vogla, pas Rashiqit, radha e Damkës
Kryesore

Osmani po i vazhdon konsultimet me partitë e vogla, pas Rashiqit, radha e Damkës

03/07/2025 - 10:56
Serbët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve në drejtim të Kurshumlisë çdo të hënë nga tre orë
Lajme

Tentoi t’i japë ryshfet 20 euro policit në Merdare, arrestohet një person

03/07/2025 - 10:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    Sekuestrohet vetura luksoze Lamborghini Urus e baronit të drogës, Brilant Bahtiri, djali i baronit tjetër të drogës, Shemsi Bahtiri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ankohet qytetari nga Prizreni: U sulmova nga një i mitur brenda marketit “Zhurjani” pa asnjë konflikt!

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Po na marrin në qafë fëmijët”, qytetarja bleu qumësht të prishur të Alpskos

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rast tragjik në Gjermani, një fëmijë bie në lumin Rajn

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Feros i ngrihen tri aktakuza

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë