Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë

02/07/2025 - 11:01
në Lajme
A A
Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

(Radio Evropa e Lirë) Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi ka protestuar te fuqitë perëndimore, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.

“Kanë bërë shumë gjëra dhe tani kemi parë që kanë vendosur gurë themele për dy ura, pa marrë pëlqimin e popullit serb dhe të njerëzve nga Mitrovica e Veriut, sepse kjo do të nënkuptonte eksod përfundimtar”, tha Vuçiq për televizionin Informer, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Më 1 korrik, Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi gurë themelet për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, i cilin ndan Mitrovicën në pjesën jugore të banuar me shqiptarë dhe në pjesën veriore të banuar me serbë.

Njëra urë parashihet të jetë për këmbësorë dhe tjera për automjete.

Autoritetet kosovare thanë se projekti, me një vlerë prej rreth 3 milionë eurosh, ka për qëllim përmirësimin e qarkullimit dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet banorëve nga të dyja anët e lumit.

Megjithatë, reagimet në terren janë të ndryshme – disa e përkrahin këtë iniciativë, ndërsa të tjerët e shohin si të panevojshme.

Urat e reja do të vendosen në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore, e cila është pjesë e Marrëveshjes Kosovë-Serbi për Lirinë e Lëvizjes, të arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në Bruksel.

Megjithatë, nga BE-ja i kanë thënë më herët Radios Evropa e Lirë se nuk janë të përfshirë në këtë projekt dhe as që janë të njoftuar për të.

Sipas BE-së, çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse – duke i përfshirë plotësisht të gjitha komunitetet që preken nga kjo çështje.

JU REKOMANDOJMË

‘‘Këta veç me blloku e dinë’’, Rama për Çekun: Si ministër i Kulturës e bllokoi Prishtinën, sot mësimin- mjerë populli për ju

‘‘Këta veç me blloku e dinë’’, Rama për Çekun: Si ministër i Kulturës e bllokoi Prishtinën, sot mësimin- mjerë populli për ju
27/08/2026 - 16:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur kritika në drejtim të Hajrulla Çekut, duke thënë se ky i fundit derisa ishte ministër i Kulturës, e kishte bllokuar krejt...

Më shumëDetails

Pas lirimit të gjyqtarëve serbë, OSBE i bën thirrje KGJK-së: Plotësoni shpejt pozitat e lira me procedurë transparente

Pas lirimit të gjyqtarëve serbë, OSBE i bën thirrje KGJK-së: Plotësoni shpejt pozitat e lira me procedurë transparente
27/08/2026 - 16:17

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, njoftoi sot se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka liruar nga detyra gjyqtarët serbë që kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022....

Më shumëDetails

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave
27/08/2026 - 16:09

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutin për Mjekësi Ligjore, dhe me shoqatat e familjeve të personave të...

Më shumëDetails

‘‘Favore’’, ‘‘Keqpërdorim fondesh’’, ‘‘Hajni’’ – Për çka e akuzoi dje Nasim Haradinaj OVL’në dhe kryetarin e saj Hysni Gucati

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë
27/08/2026 - 15:50

Akuza për keqpërdorim të fondeve, favore e qëndrime të gabuara, ishin ato që dje, Nasim Haradinaj i adresoi ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, organizatë në...

Më shumëDetails

Afera 8 milionëshe: Mbyllja e dyshimtë e rastit nga Kryeprokurori dhe lidhja me biznesmenin Ragip Mustafa

Afera 8 milionëshe: Mbyllja e dyshimtë e rastit nga Kryeprokurori dhe lidhja me biznesmenin Ragip Mustafa
27/08/2026 - 15:39

Një tender prej 8 milionë eurosh, certifikata të falsifikuara, një prokuror që mori në dorë rastin dhe vendosi ta mbyllte atë, derisa në të njëjtën periudhë jetonte në...

Më shumëDetails

Vdes në burg krimineli Mladiq, “Kasapi i Bosnjës” ishte i dënuar me burgim të përjetshëm

Vdes në burg krimineli Mladiq, “Kasapi i Bosnjës” ishte i dënuar me burgim të përjetshëm
27/08/2026 - 15:12

Ratko Mladiqi, kriminel lufte i dënuar, i cili ishte komandant i përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës Srpska, ka vdekur sot në moshën 85-vjeçare në burgun e Hagës, kanë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    443 Shpërndaje
    Shpërndaje 177 Tweet 111
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, këto janë vendimet e marra

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kurtit pyetet për ‘kandidaturën’ e Thaçit për President, kjo është përgjigja e tij

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë