Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin

05/07/2025 - 18:24
në Lajme
A A
MPB-ja ndalon rreptësisht ndezjen e zjarreve jashtë, Sveçla publikon vendimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Punëve të Brendshme ka ndaluar rreptësisht ndezjen e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Duke shpërndarë vendimin e marrë nga MPB-ja, Sveçla thotë se ndalimi vlen për të gjitha llojet e zjarreve, përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjen e fishekzjarrëve, shkruan IndeksOnline.

“Ndezja e zjarreve është vepër penale andaj shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij” deklaroi Sveçla.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Duke marrë parasysh rrezikun e shtuar nga temperaturat e larta dhe thatësia, si dhe për të parandaluar dëmtimet në mjedis, pasuritë private e publike dhe sigurinë e qytetarëve, sot kemi marrë vendim përmes së cilit ndalohet rreptësisht ndezja e zjarreve në të gjitha ambientet e hapura duke përfshirë djegien e mbeturinave, pyjeve, fushave, livadheve, ndezjet për rekreacion, piknik si dhe ndezjet e fishekzjarreve.

Ndezja e zjarreve është vepër penale andaj shkelësit e këtij vendimi do të përballen menjëherë e pa dilemë me masat ndëshkuese që parasheh legjislacioni ynë.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë këtë vendim, duke shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr ose përhapje të tij.

Në rast të vërejtjes së zjarrit ose rrezikut për zjarr, ju lutemi të lajmëroni menjëherë organet kompetente në numrin emergjent 193 ose Policinë e Kosovës në 192.

JU REKOMANDOJMË

“Ngriten dyshime për kurdisje”, Tenderi 200 mijë eurosh i KRU “Mitrovicës” për kamera dhe rrethoja përfundon në OSHP

“Ngriten dyshime për kurdisje”, Tenderi 200 mijë eurosh i KRU “Mitrovicës” për kamera dhe rrethoja përfundon në OSHP
26/08/2026 - 14:29

Kompania “Professional Alarm LLC” ka dorëzuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) ndaj KRU “Mitrovicës” të udhëhequr nga kryshefi Bashkim Kurti, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizim dhe montim të sistemit të...

Më shumëDetails

Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli për spiunazh dhe shantazh?

Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli për spiunazh dhe shantazh?
26/08/2026 - 14:10

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh te Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) në dëmtim të interesave të...

Më shumëDetails

Kremlini thotë se shefi i CIA-s zhvilloi takime me shërbimet ruse të inteligjencës

Kremlini thotë se shefi i CIA-s zhvilloi takime me shërbimet ruse të inteligjencës
26/08/2026 - 13:48

Kremlini ka konfirmuar se drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, zhvilloi takime me agjencitë ruse të inteligjencës gjatë vizitës së papritur në Moskë. Ratcliffe udhëtoi në kryeqytetin rus të...

Më shumëDetails

Kurti nga RMV: Një hap i ri drejt lidhjes Kosovë-Maqedoni e Veriut

Kurti nga RMV: Një hap i ri drejt lidhjes Kosovë-Maqedoni e Veriut
26/08/2026 - 13:41

Albin Kurti ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë, duke e cilësuar projektin si një lidhje të rëndësishme infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut,...

Më shumëDetails

E rëndë: Gruaja dyshohet se u vra nga burri i saj në Prizren

Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur
26/08/2026 - 13:10

Një grua 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren, ndërsa Policia e Kosovës e ka konfrimuar për Gazetën Nacionale, se dyshon se është...

Më shumëDetails

Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
26/08/2026 - 13:05

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është në “panik ligjor” për veprimet që ka ndërmarrë, ndërsa ka thënë se veprimet e tjera politike të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë