Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas rastit të vdekjes së dyshimt të 27 vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahut, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo ka thënë se rasti Agon Zejnullahut paraqet një situatë serioze që kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse.
“Të gjitha organet duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbardhjen e plotë të rastit dhe garantimin e drejtësisë. Drejtësia për Agonin është një kërkesë shoqërore dhe një obligim ligjor e institucional.” – shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Rasti i Agon Zejnullahut paraqet një situatë serioze që kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse.
Përdorimi i forcës nga organet e rendit duhet të jetë i justifikuar, proporcional dhe në përputhje me standardet ligjore dhe etike. Në këtë rast, shqetësimet publike janë legjitime dhe kërkojnë hetim të plotë dhe transparent.
Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe të veprojë sipas ligjit dhe të drejtave të njeriut. Çdo devijim nga këto parime minon besimin publik dhe kërkon përgjegjësi.
Të gjitha organet duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zbardhjen e plotë të rastit dhe garantimin e drejtësisë.
Drejtësia për Agonin është një kërkesë shoqërore dhe një obligim ligjor e institucional.