Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj një talljeje dhe kritike që i është bërë nga zëvendësministri në detyrë i Financave, Avni Zogiani, pasi avokati fillimisht kishte kërkuar përgjegjësi politike për vrasjen e të riut Agon Zejnullahu në Lipjan.
Duke publikuar një pjesë të statusit të Kocit, Zogiani shkroi: “Sa dobët! Sa thjeshtëzues! Jam i sigurtë që krejt ato esetë në shkollë i ka pasë: pranvera fillon më 21 mars…”
Koci reagoi duke komentuar pikërisht në këtë status të Zogianit.
“Me këtë nivel komenti – nuk respektohet dostllëku që e kemi pasë! Partitë shkojnë e vijnë. E jeta është më e madhe dhe më e gjatë se partia” – iu drejtua avokati zëvendësministrit në detyrë.
“Kurrë qytetari i Kosovës nuk ka jetu më keq. Kurrë nuk ka qenë shporta e konsumatorit më e varfër!” – shkroi më tej Koci.
“Lehtë është me targetu njerëz. Por mos harro – në faqen tënde, kur të tjerët më fyejnë, ke përgjegjësi edhe ti” – e paralajmëroi Zogianin avokati.