Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurdisje të tenderit, u ‘shpërblyen’ operatorët me ofertë afro 500 mijë euro me të shtrenjtë – Dyshimet për tenderin 18 milionësh të bulevardit në Gjilan

09/07/2025 - 14:29
në Lajme
A A
Kurdisje të tenderit, u ‘shpërblyen’ operatorët me ofertë afro 500 mijë euro me të shtrenjtë – Dyshimet për tenderin 18 milionësh të bulevardit në Gjilan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore të Komunës së Gjilanit, bulevardi i ri që ishte promovuar nga kryetari Alban Hyseni si investim strategjik për transformimin urban të qytetit, është pezulluar përkohësisht. Komuna qysh në fillim të këtij tenderi kishte bërë shkelje të ligjit. Nga 40 ditë sa është i paraparë afati i garës për operatorët ekonomikë, komuna e kishte shkurtuar në 20 ditë.Por, tashmë tenderi është pezulluar për një arsye tjetër. Komuna po akuzohet për kurdisje.

Në Gjykatën e Tenderëve janë deponuar ankesa për diskriminim nga ana e Komunës se Gjilanit.

Me 18.06.2025, Komuna kishte rekomanduar për kontratë grupi i OE “B-Bardhi SH.P.K&Besa Company SHPK&Linda me çmim prej: 17,988.067.70 €.

Në këtë tender kishin ofertuar katër kompani, dy prej tyre edhe me çmim me të ulët.

Pas rekomandimit, të B-Bardhi SH.P.K&Besa Company SHPK&Linda, disa kompani janë ankuar për shkelje të ligjit nga ana e Komunës.

Pretendimet për kurdisje të tenderit

Një operator është ankuar se Komuna e Gjilanit, ka dëmtuar buxhetin duke rekomanduar për kontratë dallim në çmim raport me ofertën 492,369.86 €.

“Me këto veprime të AK-së është cenuar edhe neni 6 parimi i ekonomicitetit sepse ne kemi ofruar çmim më të lirë se sa grupi i OE të rekomanduar për kontratë në vlerë prej 492,369.86 €. Me këtë vlerë Komuna e Gjilanit mund të përfundojë edhe ndonjë projekt shumë të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Gjilanit”, thuhet në ankesë.

Sipas tyre komuna ka shkelur nenet:

Neni 1- Qëllimi
Neni 6 – Ekonomiciteti dhe Efikasiteti
Neni 7 – Barazia në Trajtim/ Jo- Diskriminimi
Neni 13 – Përdorimi i gjuhëve në dokumentet e prokurimit publik
Neni 56 – Dispozitat e Përgjithshme mbi Përzgjedhjen e Pjesëmarrësve dhe Dhënien e Kontratave
Neni 59 – Ekzaminimi, Vlerësimi dhe Krahasimi i Tenderëve
Neni 60 – Kriteret për Dhënien e Kontratës
Neni 69 – Aftësia Teknike dhe/ose Profesionale
Neni 72- Dokumentacioni dhe informacioni shtesë

Sipas ankesës, kompania fituese nuk ka përmbushur kriteret pasi i mungojnë disa dokumente: Deklarata e qartë ku të gjithë anëtarët e grupit janë bashkërisht dhe individualisht përgjegjës, mungon deklarata e nënshkruar nga secili anëtar për konfirmim të pjesëmarrjes, mungon deklarata nënshkruar nga të gjithë anëtarët e grupit për autorizim të partnerit udhëheqës.

“Duke u bazuar në të gjitha faktet e lartcekura, dhe argumentet tona konsiderojmë se grupi i OE të rekomanduar për kontratë nuk i ka plotësuar të gjitha kërkesat e dosjes së tenderit dhe si i tillë është i papërgjegjshëm dhe në asnjë mënyrë nuk mund dhe nuk është dashur të rekomandohet për kontratë”, thuhet në ankesë.

Kompania ankuese madje, ka pretenduar se ka pasur marrëveshje mes VMM GROUP SHPK që konkurroi ndaras dhe grupit të operatorëve ekonomik që fituan.

VMM GROUP SHPK, ofertoi me çmim me të lartë se kompania fituese, kjo sipas tyre u bë që në publik të mos dalin kompanitë që fituan tenderin, si me të shtrenjta.

“Fakti që paramasat e ofertës së OE të rekomanduar për kontratë janë pothuajse identike me ofertën e kompanisë VMM Group, me dallim vetëm në 3 pozicione nga gjithsej 138 faqe, është një tregues i qartë dhe serioz i koordinimit të qëllimshëm ndërmjet dy OE-ve. Një përputhje kaq e detajuar e çmimeve, përshkrimeve dhe strukturës tregon qartë për një marrëveshje të fshehtë për paraqitje të ofertave të koordinuara, të cilat në praktikën e prokurimit njihen si “marrëveshje karteli” ose “cover bidding” – forma më e zakonshme e manipulimit të tenderëve”

“Autoriteti Kontraktues pretendimin tone lidhur me marreveshjen e msheft dhe ligjitimetin e ofertes se VMM GROUP SHPK e trajton ne ketë forme, te paqarte dhe te pa sakte, i njëjti AK dhe se bashku dy OE / kane pasur marrëveshje me qellim qe oferta e VMM te del si oferte me e shtrejnt dhe ne publik te paraqitet se AK ka shpërblyer me kontrate një OE me te lire”, thuhet në ankesë.

Aty, madje është pretenduar se Komuna e Gjilanit kishte bashkëpunim me kompanitë e përfshira.

“Është alarmuese që Autoriteti Kontraktues deklaron publikisht se kompania VMM Group nuk ka dorëzuar as sigurimin e tenderit, dhe megjithatë e konsideron si ofertë të vlefshme dhe e përdor atë për krahasim për të justifikuar se kontrata është dhënë me çmimin më të ulët. Kjo tregon se VMM është futur në mënyrë të qëllimshme në tender për të krijuar iluzionin e konkurrencës, ndërsa në të vërtetë mungojnë të gjitha dokumentet bazë të ofertës”.

Kompania ankuese tha se gjatë vlerësimit të ofertave janë diskriminuar.

“Autoriteti kontraktues do ti trajtoj operatorët ekonomik në mënyrë të barabartë dhe jo-diskriminuese dhe do të veprojë në mënyrë transparente”, mirëpo AK-së nuk i është përmbajtur as kësaj dispozite ligjore, sepse na ka eliminuar pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë dëshmi konkrete, ndërsa ka rekomanduar për kontratë OE i cili është i papërgjegjshëm”, thuhet aty.

Në përfundim u kërkua që Komuna e Gjilanit dhe kompanitë fituese të hetohen.

“Bashkëpunim i drejtpërdrejtë ndërmjet Autoritetit Kontraktues dhe OE-ve të përfshirë, me qëllim që: të manipulojnë çmimet, të eliminojnë operatorë realisht konkurrues, dhe të orientojnë dhënien e kontratës në mënyrë të paracaktuar.

Për rrjedhojë, të dy operatorët ekonomikë – VMM Group dhe grupi i OE të shpërblyer (B. Bardhi, Linda, Besa Commerce) – duhet të eliminohen nga gara si të përfshirë në kurdisje të tenderit, ndërsa Autoriteti Kontraktues duhet të hetohet për keqpërdorim të pozitës dhe shkelje të ligjit për prokurim publik”, shkruhet në ankesën e dorëzuar në OSHP.

JU REKOMANDOJMË

Mandl: LDK-ja partia që ka nevojë Kosova
Lajme

Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme

09/07/2025 - 21:52
“Nuk ka asnjë shkelje në sjellje të Policisë”, avokatja Hoxha: Policët shkojnë e mbajnë dënimin për mos me pasë trazira – ministri duhet të jetë gardian i tyre
Lajme

“Nuk ka asnjë shkelje në sjellje të Policisë”, avokatja Hoxha: Policët shkojnë e mbajnë dënimin për mos me pasë trazira – ministri duhet të jetë gardian i tyre

09/07/2025 - 21:40
Haradinaj: Policia e Kosovës ka presionin politik nga Qeveria
Lajme

Haradinaj i zhgënjyer me Gjykatën Kushtetuese: Vendimi i saj, në linjë me qasjen e Kurtit për grusht shtet

09/07/2025 - 21:22
Në Lipjan protestohet kundër policisë, pro Agonit
Lajme

Në Lipjan protestohet kundër policisë, pro Agonit

09/07/2025 - 21:06
Minutat e fundit të Agon Zejnullahut, kështu e ngulfatën policët 27-vjecarin në Lipjan
Kryesore

“Lene mos e munoni, nuk ka fuqi”, çka u tha dëshmitari pesë Policëve – detaje të reja rreth vrasjes së Agon Zejnullahut

09/07/2025 - 20:53
Rasti tragjik, pyetet për dorëheqje rreth Agonit, Sveçla qesh (VIDEO)
Kryesore

Rasti tragjik, pyetet për dorëheqje rreth Agonit, Sveçla qesh (VIDEO)

09/07/2025 - 20:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    244 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë, jetonte i vetëm

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë