Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se antifushata ndaj Policisë është e dëmshme, teksa foli për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu të hënën në Lipjan, në të cilin dyshohen të përfshirë pesë policë.
“Për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë gjithmonë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë”.
“Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë. Sot, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveç hetim profesional për rastin, dhe përgjegjësisë politike”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka kërkuar hetim profesional për rastin e fundit që ka përfshirë Policinë, si dhe përgjegjësi politike.
Postimi i plotë: