Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Asnjë shenjë për konstituimin e Kuvendit

09/07/2025 - 15:47
në Lajme
A A
Asnjë shenjë për konstituimin e Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

As në vazhdimin e 44-të, deputetët nuk e konstituan Kuvendin e Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 11 korrik.

Në sallë ishin 101 deputetë. Prej tyre, 55 votuan për.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, mori fjalën kur kryesuesi Avni Dehari ftoi partinë më të madhe opozitare ta propozojë një deputet për komision.

Behrami bëri thirrje të respektohet aktgjykimi i Kushtetueses dhe të kthehet në votim të hapur.

Fjala e tij u ndërpre menjëherë.

Edhe deputeti i LDK-së, Paris Guri, u përpoq të fliste, por pati ndërhyrje nga deputetët e Vetëvendosjes.

Ai vazhdimisht i kërkonte Fitore Pacollit “t’i kthejë 200 mijë euro që i ka vjedhur”.

Ndërsa, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, u shpreh se Albin Kurti duhet ta zhbllokoj situatën.

Basha: Ofruam marrëveshje politike, votim të hapur, votim të fshehtë, thanë që nuk duan

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, tha se deputetët e opozitës po e shkelin rregulloren për debat në seancë konstituive.

“Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj tha se deputetët duhet të jenë prezent që të votojnë apo të abstenojnë, duke ua lënë dy forma të votimit, atë të fshehtë dhe të hapur.

Të njëjtit vazhdojnë të mbajnë qëndrime përkundër vendimit të Kushtetueses.

Ka qenë oferta për marrëveshje teknike, po këta thanë nuk duan, ofruam marrëveshje politike, votim të hapur, votim të fshehtë, thanë që nuk duan. Është e papranueshme që po e mbajnë të ngujuar këtë proces”, tha Basha.

Deliu: Nuk pres reflektim të Vetëvendosjes

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se nuk pret reflektim, pasi sipas saj, qasja e Vetëvendosjes është e njëjtë, raporton Ekonomia Online.

“PDK-ja do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Tashmë kemi deponuar në Gjykatën Kushtetuese edhe disa vërejtje të tjera për shkak të mosrespektimit të këtij aktgjykimi, po presim përgjigje. Nuk pres që sot të ketë reflektim, është po e njëjta qasje e marrjes peng të kuvendit”, tha ajo.

Xhaferi: Të qetësohemi politikisht dhe të kthehemi në një situatë normale

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, bëri thirrje për kthim në normalitet politik dhe për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Këtë kryeneçësi politike po e përjetojmë të gjithë. Situata është shumë e thjeshtë: ose kthehemi te votimi i hapur fillestar, ose te një qeverisje e unitetit, atë që e ka propozuar LDK-ja, që të qetësohemi politikisht, për periudhë 7-8 muajsh deri në zgjedhjet e reja, të dalim nga ky ngërç politik. Të kthehemi në një situatë normale politike”, shtoi ai.

Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se Albin Kurti dhe Vetëvendosja po e mbajnë peng shtetin. Ai shtoi se Kurti e ka ndarë mendjen për t’i bërë keq Kosovës.

“Ne jemi peng i Vetëvendosjes dhe Kurtit. Ai nuk e ka shumicën politike, nuk dëshiron me ta bëjë. Komisioni për votim të fshehtë u bë pa dakordim të kuvendit. Edhe presidentja tha: kërkojmë të kthehemi në kushtetueshmëri. Jemi peng i tij. Ai e ka ndarë mendjen të bëjë keq për Kosovën. Nuk ka nevojë për mocion, këta mund vetëm të tërhiqen”, u shpreh kreu i AAK-së.

Limaj: Zgjidhja është politike

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, se zgjidhja për për ngërçin politik është politike, raporton Ekonomia Online.

“Besoj se pas konsumimit të interpretimeve të shumëllojta të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, njerëzit janë kthyer dhe e kanë parë se kjo çështje është ashtu siç ka qenë nga fillimi, zgjidhja është politike, përmes marrëveshjes. Rrugë tjetër nuk ka.

Kam komunikuar me presidenten, do të kemi edhe takime të tjera.

Në këtë fazë roli i presidentes është i kufizuar, përveç vullnetit të mirë, apelit të saj që në një tryezë politike të gjendet zgjidhja, në këtë fazë po e kryen atë që duhet ta kryejë: konsultimet”, tha Limaj.

JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

09/07/2025 - 22:49
“Policët ndihen të tradhtuar”, avokati Berisha: Masa e paraburgimit, vendimi më skandaloz
Lajme

“Policët ndihen të tradhtuar”, avokati Berisha: Masa e paraburgimit, vendimi më skandaloz

09/07/2025 - 22:44
Qeveria e lë në “ankth” policinë, ende s`ka përgjigje për kërkesat e tyre
Lajme

Policia pritet të shkarkojë tre komandantë stacionesh – qytetet ku ndodhën problemet me policë

09/07/2025 - 22:39
Çka deklaruan Policët e arrestuar për vdekjen e Agon Zejnullahut: Ka kërcyer në drejtim tonin me na sulmu duke na sharë ‘unë ja u*nanën’…
Kryesore

Çka deklaruan Policët e arrestuar për vdekjen e Agon Zejnullahut: Ka kërcyer në drejtim tonin me na sulmu duke na sharë ‘unë ja u*nanën’…

09/07/2025 - 22:29
Haradinaj: Së shpejti do të kemi zgjedhje
Kryesore

Mbështetje për Kurti 3? Haradinaj: Jam për një qeveri të Hamzës apo Abdixhikut por jo Kurti 3

09/07/2025 - 22:18
“Vendosja e gjurit në qafë nuk mësohet në polici” Qalaj flet për veprimet e Policisë ndaj Agon Zejnullahut
Kryesore

“Vendosja e gjurit në qafë nuk mësohet në polici” Qalaj flet për veprimet e Policisë ndaj Agon Zejnullahut

09/07/2025 - 22:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    264 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Arrestohen në Shipol të Mitrovicës personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë (F.S. dhe M.M.)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë