Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LB e pushon aktivitetin: Nuk ia dolëm t’i përmbushim objektivat – lënë edhe një amanet për problemin shqiptaro- serb

11/07/2025 - 14:33
në Lajme
A A
LB e pushon aktivitetin: Nuk ia dolëm t’i përmbushim objektivat – lënë edhe një amanet për problemin shqiptaro- serb
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja për Bashkim, ka njoftuar se nga sot do të pushojë aktivitetin e saj, duke thënë se nuk ia kanë dalë që t’i përmbushim objektivat të cilat i kishin vendosur kur ishin themeluar. Nga LB është thënë se rrugëtimin e kanë nisur me qëllime të pastra për çlirim, për bashkim, për drejtësi dhe për barazi.

Po ashtu, nga LB janë shprehur përsëri të bindur se zgjidhja e problemit shqiptaro-serb është reciprociteti i plotë në të drejta, deri në ripërcaktimin e kufijve, bazuar në të drejtën e kombeve për vetëvendosje.

Nga ta është thënë se kjo nuk ka qenë thjesht një pikëpamje, por një platformë e ndërtuar me maturi, vizion dhe guxim.

‘‘Fatkeqësisht e shpërfillur, e stigmatizuar, madje e keqinterpretuar nga shumica – por kurrë e lëkundur nga e vërteta që përfaqëson. Prandaj, ajo që na ka veçuar në rrugëtimin tonë nuk ishte numri i votave të mbledhura, por pesha e konceptit politik që përfaqësonim dhe përpjekja për mobilizimin e qytetarëve për të mirën e përgjithshme’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Të dashur qytetarë,

Në udhëtimet e vështira, kur zërat zbehen dhe fuqia pakësohet, qëndron vetëm një busull e vërtetë udhëheqëse: ndërgjegjja.

E nisëm këtë rrugëtim me qëllime të pastra për çlirim, për bashkim, për drejtësi e për barazi. Atëherë kur dhuna e terrori pushtues po na çonte drejt zhbërjes si komb, ne pushtuesit iu përgjigjëm me armë. Dhe suksesi nuk mungoi, megjithëse nuk ishte i plotë për shkak të mpleksjes se shume rrethanave të brendshme dhe ndërkombëtare.

Edhe pas arritjes së lirisë, angazhimin politik e kemi konsideruar një rrugë të vështirë, por të duhur drejt një të ardhmeje më të drejtë, më të dinjitetshme dhe më të bashkuar për shqiptarët kudo që janë. Në kohë komoditeti të rremë dhe konformizmi politik, ne qëndruam të palëkundur pranë parimeve tona, madje edhe kur kjo na kushtoi shumë. Ishim të vetëdijshëm se nuk kemi zgjedhur rrugën e lehtë, por atë të drejtën. Në çdo hap që bëmë u përpoqëm ta mbjellim farën e së vërtetës, por idealet, sado të larta, përballen me kufijtë e pashmangshëm të realitetit politik.

Ishim dhe mbetemi të bindur se zgjidhja e vetme reale e problemit shqiptaro-serb është reciprociteti i plotë në të drejta, deri në ripërcaktimin e kufijve, bazuar në të drejtën e kombeve për vetëvendosje. Dhe kjo nuk ishte thjesht një pikëpamje, por një platformë e ndërtuar me maturi, vizion dhe guxim. Fatkeqësisht e shpërfillur, e stigmatizuar, madje e keqinterpretuar nga shumica – por kurrë e lëkundur nga e vërteta që përfaqëson. Prandaj, ajo që na ka veçuar në rrugëtimin tonë nuk ishte numri i votave të mbledhura, por pesha e konceptit politik që përfaqësonim dhe përpjekja për mobilizimin e qytetarëve për të mirën e përgjithshme. Kudo dhe kurdo, në institucione apo jashtë tyre, në nivel qendror apo lokal, me dinjitet e përgjegjësi të lartë qytetare dhe kombëtare i shërbyem interesit publik. Ndërgjegjja ishte busulla jonë e vetme udhëheqëse.

Të dashur qytetar,

Lëvizja për Bashkim nga sot pushon aktivitetin e saj. Kjo nuk po ndodh se kanë humbur peshë vlerat që ajo përfaqësonte apo se është zbehur besimi në to, por sepse ato ishin të rënda për supet e saj. Ka çaste kur një lëvizje nuk shuhet sepse nuk beson mjaftueshëm, por sepse bota mund të mos jetë gati ta dëgjojë. Pra sot, me dhembje dhe ndërgjegje, pranojmë se nuk ia dolëm t’i përmbushim objektivat të cilat i vendosëm kur u themeluam. Dhe në vend të zvarritjes së një ekzistence formale, sa për të ngritur kokë në kohë zgjedhjesh, kemi vendosur të bëjmë atë që pak e bëjnë në politikë: të largohemi me dinjitet. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se sot po shuhet një ide. Edhe pas kësaj dite, vizioni ynë do të mbetet i vetmi që siguron forcimin e sovranitetit të Kosovës dhe hapjen e perspektivës për zhvillim të gjithëmbarshëm, deri në ditën e madhe të bashkimit të shqiptarëve. Kjo platformë është edhe testamenti ynë politik – një udhërrëfyes për ata që mbeten në politikë e që e duan zgjidhjen e vërtetë. Një thirrje që do të vazhdojë të jetojë përtej emrit tonë.

Në fund, nuk mund të mos e shprehim mirënjohjen tonë të thellë për të gjithë qytetarët që na besuan, që na mbështetën dhe qëndruan me ne, edhe në ditët më të vështira. Ata mund të kenë qenë të paktë në numër, por kanë qenë të mëdhenj në shpirt. Interesi i vetëm i tyre dhe yni ka qenë e mira e përgjithshme.

Falënderojmë gjithashtu mediet që, ndonëse jo gjithmonë në pajtim me qëndrimet tona, na dhanë hapësirën e mjaftueshme t’i shprehim ato. Pa këtë mbështetje, zëri ynë do të ishte shumë më i dobët. Respekt i pakufishëm për të gjithë ata me të cilët ecëm bashkë, anëtarët dhe mbështetësit që kontribuuan pa kursim për realizimin e misionit tonë fisnik. Falënderojmë edhe familjet tona që qëndruan me ne në momentet më të vështira dhe i besuan vizionit tonë deri në fund. Mbetemi të mërzitur që nuk kemi arritur të bëjmë më shumë, por shumë krenarë për të gjitha që i kemi bërë. Faleminderit që ishit pjesë e kësaj ëndrre me shumë sakrifica!

Pastë veç ditë të bardha për kombin tonë!

JU REKOMANDOJMË

Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës

Sveçla për vdekjen e Altin Kryeziut: Humbëm një pjesëtar shembullor të Policisë së Kosovës
23/08/2026 - 12:23

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë të dielën në QKUK pas lëndimeve...

Më shumëDetails

Para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë teksa po e drejtonte trafikun – vdes polici Altin Kryeziu

Para 7 ditësh u godit nga një veturë në Malishevë teksa po e drejtonte trafikun – vdes polici Altin Kryeziu
23/08/2026 - 12:07

Drejtori rajonal i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, ka njoftuar për vdekjen e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili para 7 ditësh u godit nga një veturë në...

Më shumëDetails

Nga sherri për parking te kërcënimi me armë – Policia i bie në gjurmë veturës, gjen revolen dhe zbulon telashe edhe me targat

Nga sherri për parking te kërcënimi me armë – Policia i bie në gjurmë veturës, gjen revolen dhe zbulon telashe edhe me targat
23/08/2026 - 11:51

Një mosmarrëveshje krejt e zakonshme për parkimin e një veture në Banjë të Malishevës dyshohet se ka marrë një kthesë serioze, pasi njëri prej personave të përfshirë raportohet...

Më shumëDetails

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut
23/08/2026 - 11:42

Vdekja e zyrtarit policor Altin Kryeziu ka sjellë reagime të shumta nga kolegët dhe miqtë e tij, të cilët po e kujtojnë për përkushtimin dhe marrëdhënien e afërt...

Më shumëDetails

Babë e bir rrahen në Mitrovicë, njëri përfundon në spital

Rrahje mes tre personave në Podujevë, policia gjeti shufër druri e thikë tek ata
23/08/2026 - 11:18

Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur të shtunën pasdite në veri të Mitrovicës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet fjalë për një rast ku janë përfshirë...

Më shumëDetails

Vjedhje brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri – hajni merr kamerën, por “tradhtohet” nga kamerat tjera

Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një 22-vjeçar
23/08/2026 - 10:51

Një vjedhje e pazakontë është regjistruar brenda Xhamisë së Madhe në Vushtrri, ku një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka hyrë në një nga hapësirat e objektit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koci: Gjendja politike është alarmante, qytetarët po heshtin – politikanët po e shfrytëzojnë

    Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Këta janë shtetasit e Kosovës, të arrestuar për 80 kg drogë në Shqipëri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Serbia digjet, BE-ja i nis helikopterët

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Me Kurtin nuk u takua, komandanti i KFOR-it pret një tjetër mysafir në shtab

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mashtrim i hapur” – Deputeti i VV-së reagon ndaj deklaratave për rikthimin e Thaçit si President

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë