Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur të shtunën pasdite në veri të Mitrovicës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bëhet fjalë për një rast ku janë përfshirë babë e bir.
Si pasojë e përleshjes, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Rasti është duke u hetuar”, thotë PK.














