Gazetari dhe autori i emisionit ‘Rubikon’ në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar pas dështimit të 45-të për konsitutimin e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka kritikuar deputetët dhe i ka pyetur nëse dikush prej tyre deri tani e ka refuzuar pagën që marrin si të zgjedhur të popullit.
“Bravo! Veç 45 herë dështuan deputetët ta konstituojnë Kuvendin. A e ka refuzuar ndonjë prej tyre pagën, së paku?! Pa punë, s’ka pagesë”, ka shkruar Kelmendi.