Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qeveria në detyrë e kundërshton vendimin e Supremes për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: Arbitrar, i motivuar politikisht

15/07/2025 - 19:59
në Lajme
A A
Qeveria në detyrë e kundërshton vendimin e Supremes për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: Arbitrar, i motivuar politikisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme, e cila ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 që lidhet me përdorimin e pajisjeve dhe softuerëve fiskalë elektronikë. Sipas Qeverisë, arsyetimi i Gjykatës se akti është miratuar nga një qeveri dhe ministër në detyrë pa kompetenca ligjore është i pabazuar dhe përbën interpretim të njëanshëm.

Në reagimin zyrtar thuhet se Ligji për Qeverinë nuk ndalon qeverinë në detyrë të nxjerrë akte nënligjore dhe se kufizimet lidhen vetëm me çështje madhore si marrëveshje ndërkombëtare apo projektligje të reja. Për më tepër, Qeveria thekson se procedura për hartimin e këtij Udhëzimi kishte filluar në nëntor 2024, kohë kur Qeveria kishte mandat të plotë.

“Vendimi i Gjykatës Supreme është i brishtë edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, për faktin se vetë ai e njeh ekzistencën dhe funksionimin e Qeverisë në detyrë, por njëkohësisht e mohon të drejtën e saj për të ushtruar një kompetencë që nuk është e ndaluar me ligj” thuhet në deklaratë.

Qeveria po ashtu ka rikujtuar se sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituuar si organ funksional, prandaj nuk ekziston konflikt funksional ndërmjet pozitës së ministrit në detyrë dhe atij të deputetit.

“…. Si rezultat i moszgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve, Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet dhe për rrjedhojë i njëjti nuk është funksionalizuar si organ përfaqësues me autorizime ligjvënëse, vendimmarrëse dhe mbikëqyrëse të përcaktuara me Kushtetutë.” Ky Aktgjykim ka konstatuar qartë se Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, për shkak se Seanca Konstituive nuk mund të konsiderohet e përfunduar pa zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve të Kuvendit”, thuhet në reagim.

Institucionet qeveritare kanë paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet juridike në dispozicion për të rikthyer ligjshmërinë dhe standardet demokratike, ndërsa kanë kërkuar nga institucionet e drejtësisë që vendimet të jenë të mbështetura në ligj dhe jo në interpretime të motivuara politikisht.

JU REKOMANDOJMË

Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator

Hamza: Nga sot fillon numërimi mbrapsht deri më 16 shtator
22/08/2026 - 10:40

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha se nga sot ka nisur numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, datës kur pritet të shpallet verdikti përfundimtar ndaj katër...

Më shumëDetails

“Vetëm fillimi i një procesi kompleks identifikimi”, çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri?

“Vetëm fillimi i një procesi kompleks identifikimi”, çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri?
22/08/2026 - 10:27

Gjetja e mbetjeve mortore është vetëm fillimi i një procesi kompleks identifikimi, thotë Samira Krehiq, udhëheqëse e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) për Ballkanin Perëndimor. Në...

Më shumëDetails

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike
22/08/2026 - 09:54

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka deklaruar se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe stabile, por vazhdon...

Më shumëDetails

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës
22/08/2026 - 09:44

Në prag të vendimit përfundimtar më 16 shtator ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Organizata e Vetëranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...

Më shumëDetails

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend
22/08/2026 - 09:35

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë sot nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës...

Më shumëDetails

Gjykata Speciale: Aktgjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së do të transmetohet me 10 minuta vonesë

Gjykata Speciale: Aktgjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së do të transmetohet me 10 minuta vonesë
22/08/2026 - 09:26

Aktgjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, në Hagë do të transmetohet me 10 minuta vonesë. Këtë ia...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Thaçi mund të lirohet nga rasti i parë, por…”- Hodaj tregon çfarë mund të ndodhë më pas

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë