Partia Demokratike e Kosovës, dega në Lipjan, ka publikuar një video të një projekti që ata e kanë identifikuar në pushtetin e LDK-së në Lipjan, të udhëhequr nga Imri Ahmeti.
Ata kanë folur për tregun, një projekt që u ndanë mbi 200 mijë euro nga Komuna e Lipjanit, por as pas vitesh nuk është përfunduar.
Në fakt, nga pamjet shihet në një gjendje të tmerrshme.
Në një përshkrim që ata i kanë bërë krejt këtij projekti, theksin e kanë vënë edhe tek terminologjia që Komuna e Lipjanit një kohë përdori për të , duke e quajtur “tregu i plaçkave”.
Ngrenë dilemën se nëse ishte ofenduese për tregtaret që supozohej të punonin aty, për qytetarët që do të blinin aty, po, siç thuhet në videon e PDK-së, ky term e përshkruan pushtetin aktual të Lipjanit si “plaçkë”.
Kontrata “Ndertimi i tregut të gjelbërt -kontratë dy vjeçare” ishte bërë publike moti kohë, në korrik të vitit 2018. Pamjet e sjella në videon e partisë opozitare tregojnë një gjendje krejt tjetër.
Me këtë kontratë në vlerën në vlerën 232 mijë euro ishte shpërblyer firma N.T.SH. ” Dino ” Sh.p.k.
Video e plotë: