Valon Lluka ka reaguar pas akuzave të bëra ndaj tij nga Behgjet Pacolli, duke i cilësuar pretendimet e tij si shpifje dhe akuza të pavërteta.
Lluka ka thënë se Pacolli, sa herë që përballet me humbje apo pafuqinë përballë të tjerëve, zgjedh ta sulmojë atë publikisht.
“Kur humben argumentet, shpifja mbetet streha e fundit. “Shpifjet e përsëritura nuk bëhen të vërteta, pavarësisht se kush i publikon. Dokumentet dhe vendimet gjyqësore flasin qartë, ndërsa për çdo deklaratë të rreme do të ndiqen rrugët ligjore”, tha Lluka.
Ai ka shtoi se u beson fakteve dhe drejtësisë.
“Unë zgjedh t’u besoj fakteve dhe drejtësisë, jo polemikave publike”, ka përfunduar Lluka.













