Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pa u harruar skandali i peshkut me krimba, AUV i refuzon kompanisë “MC Food” importin e mbi 13 tonëve peshk të ngrirë

17/07/2025 - 17:00
në Kryesore, Lajme
A A
Pa u harruar skandali i peshkut me krimba, AUV i refuzon kompanisë “MC Food” importin e mbi 13 tonëve peshk të ngrirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info në muajin maj kishte raportuae se si kompanisë “MC FOOD” Sh.P.K. me pronar Izet Sheqirin i ishin zbuluar 21,874 kg mish peshku të lloji Hake (Golden) dhe Hake (Merlu) të infektur me këtë krimb të rrezikshëm. Por si duket ky nuk ka qenë një rast i izoluar për kompaninë “MC FOOD” Sh.P.K.

AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

Kompania “MC Food sh.p.k.” e biznesmenit Izet Sheqiri, e përfshirë më herët në skandale me trafikim të drogës dhe shkelje të rënda të standardeve të sigurisë ushqimore, është përballur me një tjetër rast të ngjashëm. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka refuzuar importin e rreth 14 tonëve peshk të ngrirë, pasi, sipas vendimit zyrtar, ngarkesa nuk i përmbush standardet për tregun kosovar dhe është urdhëruar të kthehet në vendin e origjinës.

Gazeta Insajderi ka siguruar një dokument zyrtar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes një kërkese për qasje në dokumente publike, i cili tregon se më 21 shkurt 2025 është marrë vendim për refuzimin e importit të 13.4 tonë peshk të ngrirë nga Maqedonia e Veriut.

Sipas vendimit të nënshkruar nga Inspektori Veterinar Kufitar, ngarkesa me peshk e llojit Merluccius hubbsi (i njohur ndryshe si hake), e eksportuar nga kompania “Metro AD” nga Shkupi dhe e importuar nga “MC Food SH.P.K.” nga Lipjani, është refuzuar për qarkullim publik në Kosovë.

Arsyeja e refuzimit, sipas dokumentit, është se ngarkesa nuk i përmbushte rregullat dhe aktet ligjore mbi importimin e dërgesës. Vendimi është marrë pas analizës e cila konstatoi parregullsi në përmbushjen e kërkesave ligjore për etiketim dhe kontroll të cilësisë.

Ngarkesa e refuzuar kishte një peshë bruto prej 13,469 kg dhe peshë neto prej 12,602 kg, dhe ishte e dedikuar për tregun kosovar.

Biznesmeni Izet Sheqiri, pronar i kompanisë “MC FOOD” Sh.P.K., është emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese në Kosovë. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim, pasi Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër tij në nëntor të vitit 2022, lidhur me njërin nga rastet më të mëdha të kapjes së drogës në vend – 400 kilogramë kokainë që nga Brazili përfunduan në depon e kompanisë së tij në Lipjan.

Sasia e drogës ishte zbuluar në maj të vitit të kaluar, brenda një kamioni, që mbante mish të importuar.

Kamioni, pronë e “MC FOOD”-it, kishte si destinacion përfundimtar Kosovën, ndërsa kokaina ishte fshehur në ngarkesën e mishit. Sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga Gazeta Insajderi, kompania është në bashkëpronësi të Izet Sheqirit dhe biznesmenit nga Shqipëria, Bledar Halilaj.

Sheqiri zotëron 60% të aksioneve të firmës, ndërsa Halilaj 40%.

“Nuk dihet se ku ndodhet i akuzuari”, shtyhet gjykimi për 400 kg kokainë të ardhur nga Brazili

JU REKOMANDOJMË

Tahiri thotë se partitë e kanë mundësinë e mirë që pas 16 shtatorit ta japin mbështetjen për Hashim Thaçin President

Tahiri thotë se partitë e kanë mundësinë e mirë që pas 16 shtatorit ta japin mbështetjen për Hashim Thaçin President
21/08/2026 - 18:36

Deputeti i PDK’së, Arian Tahiri, në një konferencë për media të premten ka thënë se “është mundësi e mirë” që forcat politike në vend t’i japin mbështetje Hashim...

Më shumëDetails

“Serbia po krijon perceptim të rremë për krizë”, Maqedonci për praninë e KFOR-it në Urën e Ibrit

“Serbia po krijon perceptim të rremë për krizë”, Maqedonci për praninë e KFOR-it në Urën e Ibrit
21/08/2026 - 18:15

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci thotë se optimizimi gradual i pranisë së KFOR-it mbi Urën e Ibrit është reflektim i situatës së sigurisë në Kosovë. Përmes...

Më shumëDetails

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj

Qorolli për ministrin Hoti: Jep dorëheqje o ministër i dështuar, vdekja e punëtorit dhe siguria në punë i takojnë ministrisë tuaj
21/08/2026 - 18:06

Analisti kosovar Adem Qorolli ka hedhur kritika të ashpra ndaj ministrit Andin Hoti, pas deklaratës së këtij të fundit se vdekjet e punëtorëve në Kek janë në kompetencë...

Më shumëDetails

SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik

SHBA krijon korridor detar në Ngushticën e Hormuzit, synon të nxjerrë miliona fuçi naftë nga Gjiri Persik
21/08/2026 - 17:39

Ushtria amerikane ka krijuar në heshtje një korridor detar përmes Ngushticës së Hormuzit, me qëllim transportimin e miliona fuçive naftë nga Gjiri Persik drejt tregjeve ndërkombëtare, sipas dy...

Më shumëDetails

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin
21/08/2026 - 17:34

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin e tij me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, në Hagë. Gruda tha se gjatë takimit kanë biseduar...

Më shumëDetails

Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht

Zyra e BE e shqetësuar që Kuvendi po mbetet i pakonstituuar edhe pas skadimit të afatit kushtetues më 7 gusht
21/08/2026 - 17:28

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim për moskrimjimin e institucioneve të reja dukë thënë se vonesat i rrezikojnë Kosovës përfitimin e mundësive të ofruara nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    Klinika “Albadent” gjobitet me 3 mijë euro: Vepronte kundërligjshëm në hapësirat e AAB-së dhe lëshonte kartonë pacientësh me dy vula

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Pesëfish më shumë tokë për biznesmenin – Pazari i tokave mes Komunës së Ferizajt dhe drejtuesit të Sherretit nxit dyshime

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Thaçi shmang komentet për Kurtin: Nuk dua të merrem me …

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë